Rrjedhin pamjet e para të PlayStation 4 (video)

Vetëm disa ditë para datës së lansimit zyrtar, në internet janë shfaqur dhjetëra fotografi të kontrollorëve të konsolës së re të kompanisë Sony, PlayStation 4. Javën e ardhshme, më 20 shkurt në New York, Sony do ta prezantojë konsolën e re, të cilën shumica e kanë pritur - PlayStation 4. Për disa muaj me radhë, në internet janë duke qarkulluar disa specifika të mundshme të konsolës, edhe pse vetë kompania pati thënë se rëndësi më të madhe do t’i kushtojë softuerit të konsolës së re, duke mos ndryshuar shumë në harduer. Megjithatë, ajo që dihet tashmë është dizajni i kontrollerëve të konsolës të cilat janë shfaqur në internet, dhe sipas të gjitha gjasave të njëjtat do të bëhen edhe zyrtare nga Sony. / IndeksOnline /

108 vjecari Kosovar qe shkruan dhe lexon (Video)

Qyteti pushtohet nga shkuma e detit (video)

I del gjoksi ne shesh duke shit mend (Video)

Cfare i beri profesori? (Video)

Per 1 dite 600.000 shikime ky femij i vogel (Video)

Ja cfare ju ben ky djali vajzave me iphone (Video)

E gjuan tiketen qe ka fituar bastore ja reagimi i te pranishmeve (Video)

Kali shtyhet me 18 Burra (Video)

Lamborghini prezanton veturën më të shpejtë të tij

Lamborghini këtë vit do ta shënoj 50-vjetorin e themelimit dhe për këtë rast është paralajmëruar një model special. Sipas informatave më të fundit, Lamborghini më 5 mars në panairin e veturave në Gjenevë, do ta prezantoj veturën e tij më të shpejtë të të gjitha kohërave. Bëhet fjalë për një befasi të madhe, ndërsa Lamborghini shpreson se do ta shokoj botën e veturave kur edhe zyrtarisht do të prezantohet. Pasi në Gjenevë do të prezantohet edhe pasardhësi i Ferrari Enzo-s, pastaj McLaren P1 serik dhe risia nga Pagani (Huayru Roadster), do të jetë interesante të shihet se çfarë kanë përgatitur në Lamborghini. Lamborghini me siguri se do të bazohet në modelin Aventador, siç është Aventador J, ndërsa supozohet se modeli i ri nuk do të prodhohet më shumë se 10 copë, çka nënkupton se edhe çmimi i tij do të jetë mjaft i lartë.

CR7 mund të kërcejë deri në 2,63 m (Video)

Goli i mrekullueshëm i Cristiano Ronaldos në barazimin e djeshëm në "Santiago Bernabeu" kundër Manchester United ka futur në punë edhe shkencëtarët. Kërcimi tejet i fuqishëm, i cili nuk është parë për herë të parë nga portugezi, duke lënë shumë pohstë kundërshtarin, ka shytrë studiuesit të gjejnë sekretin e CR7-ës. Sipas një studimi të kryer, të publikuar në faqet e spanjolles "AS", ka rezultuar se Ronaldo mund të kërcejë deri në 78 cm, shifër kjo shumë e lartë për një njeri normal. Në total CR7 mund të kërcejë në një lartësi deri në 2,63 m lartësi= 1,85 është gjatësia e tij + 78 cm kërcimi që mund të kryejë. Me pak fjalë, nuk kemi të bëjmë me një futbollist të zakonshëm por me një futbollist-atlet, që jo vetëm di të vrapojë me një shpejtësi të rrufeshme por edhe të kërcejë shumë lart.

Gjeorgji, deputetët rrihen live në emision (Video)

Një emision politik është kthyer në një arenë sherri në Gjeorgji. Koba Davitashvili nga partia Endërr për Gjeorgjinë e quajti Sergo Ratianin nga partia Lëvizja e Bashkuar Kombëtare “gjarpër” gjatë regjistrimit te programit politik “Argumenti”. “Unë do të ta shtyp kokën, gjarpër”,-tha Davitashvili gjatë emisionit, duke lënë të shokuar moderatoren e emisionit që tentoi më kot të qetësonte situatën, duke bërë thirrje për një retorikë të vetëpërmbajtur. Situata u acarua më tej me akuza për vrasje. Pas kësaj Ratiani u çua i zemëruar nga tavolina, theu një gotë ujë pas tavolinës e u sul për t’u konfrontuar fizikisht me rivalin e tij, duke e qëlluar me grusht në fytyrë. Është dashur ndërhyrja e forcave të sigurisë për të ndarë dy deputetët, të cilët janë qëlluar me njëri-tjetrin, ndërsa incidenti thekson tensionet ndërmjet lëvizjes Kombëtare të presidentit Mikheil Saakashvili e Ëndrra e Gjeorgjisë të miliarderit Bidzina Ivanishvili që fitoi zgjedhjet parlamentare vitin e kaluar.

Rrahen tifozët e Liverpoolit në Rusi

Tifozët anglez të Liverpulit janë rrahur në Rusi ku ishin për të përkrahur skuadrën e tyre në përballjen me skuadrën e Zenit. Rreth 70 tifozë anglezë janë rrahur e maltretuar nga grupe tifozësh rus të cilët thuhej se ishin edhe të armatosur. Sipas një raporti, rusët kërcënimet e bëra për tifozët anglezë i bënë në lokalet e Petersburgut ku ata u ndalën paraprakisht."Ata para ndeshjës na kërcënuan se nuk duam të ua dëgjojmë zërin në fushë. Pothuajse të gjithë mbanin shufra, boksa të hekurit dhe mjete të forta" deklaroj një tifoz i Liverpoolit. Por më keq u bë pas mbarimit të ndeshjes. Rreth 40 tifozë të Liverpoolit janë zënë në dalje të stadiumit duke u goditur me mjete të forta nga tifozët rus. Në rrugë ka edhe shenja gjaku ndërsa policia ka arritur të ndalolë ekseset më të mëdha të cilat po krijoheshin./indeksonline/

Goli i Ronaldos, i ngatërroj 2 persona!!

Një moment interesant është kapur nga kamerat spanjolle në sfidën mes Real Madrid dhe Manchester United. Në momentin e golit të Ronaldos dy persona u ngatërruan ndërmjet vete. Duket se personi i veshur me të zi e ka goditur personin në të bardhë padashje duke krijuar ndjenjë gëzimi dhe dhune te dy tifozët spanjoll. Kamerat kapën vetëm pak momente nga kjo ngjarje, ndërsa thuhet se situata mes tyre është rehatuar pas ndërhyrjes së sigurimit.

Ibra koritet në fund (Video)

Zlatan Ibrahimovicit nuk i ka mjaftuar fitorja e rëndësishme e PSG-së në udhëtim te Valencia për ti humbur nervat në sekondat e fundit të ndeshjes. Ibrahimovic u përjashtua nga ndeshje në fund të takimit duke mos qenë aq i kënaqur me vetveten. Pasi u ndalë në një aksion nga mbrojtësit e Valencias, Ibra bëri ndërhyrje të dyfishtë ndaj tyre duke u përjashtuar nga ndeshje. Ibrahimovic ndeshjen kthyese ndaj Valencias do ta shikoj nga tribuna.

Goditet me guri gjyqtari në gjoks

Një gjest i ulët është parë në Argjentinë në ndeshjen mes Boca Unidos dhe Gimnasia La Plata. Gjyqtari Mariano Gonzales ka qenë viktimë e një sulmi nga tifozët e Boca Unidos. Tifozët të pakënaqur me vendimet e tij e gjuanin atë më gurë dërisa një gur a kapi atë. Një tifoz e gjuajti me një gur të madh duke e goditur gjyqtarin në gjoks për ta lënë të shtrirë në fushë.

Pirja e Coca- Colas i solli vdekjen 30- vjeçares

Një mjek ligjor tha se një grua në Zelandën e Re vdiq pasi konsumonte sasi të mëdha Coca- Cola. Sipas BBC, Natasha Harris, që vdiq tre vite më parë nga një arrest kardiak, pinte deri në 10 litra nga kjo pije në ditë. Kjo sasi është sa dy herë limiti i kafeinës dhe më shumë se 11 herë limiti i sheqerit që duhet të marrë një trup njerëzor. Coca- Cola ka kundërshtuar duke thënë se nuk mund të provohet se produkti i tyre ka kontribuar në vdekjen e saj. Familja e Harris thotë se ajo u bë e varur nga Coca- Cola dhe niste e dridhej në rast se nuk e merrte pijen e saj të preferuar. Për shkak se pinte shumë Coca- Cola, dhëmbët e saj ishin dëmtuar plotësisht. Mjeku David Crerar tha se konsumi i Coca- Cola-s i ka sjellë asaj aritmi kardiake. Ai tha se kompania nuk mund të jetë përgjegjëse për këtë ngjarje, por bëri thirrje që në etiketa të vihet një paralajmërim për risqet nga kjo pije./Indeksonline/

Rrufeja goditi Vatikanin kur Papa dha dorëheqje

Pak orë pas deklaratës shokuese të Papës, që zhyti në pështjellim kishën katolike, bazilika e Shën Pjetrit u godit nga një rrufe. Fotografia e veçantë, që tregon pikërisht këtë moment, ka përfunduar në faqet online të gazetave më të mëdha italiane e atyre britanike. “Mos është vallë një shenjë nga lart?”, komentonte “Daily Mail” foton e përcjellë në faqen e parë të saj nga e përditshmja italiane “La Republicca”. Edhe pse zyrtarët deklaruan publikisht, se nuk ka pasur asnjë lloj presioni mbi Atin e Shenjtë për ndërmarrjen e një hapi të tillë, interneti është mbushur me spekulime, sipas të cilave pas këtij vendimi mund të qëndrojë diçka aq e rëndë, sa Papa Benedikti nuk ka pasur zgjedhje tjetër përveçse të largohet./Indeksonline/

I burgosuri fshehu telefonin në prapanicën e tij!

Një i burgosur në Sri Lanka pati një ide origjinale për të fshehur celularin, që do e fuste në qeli. Ai e futi atë në të pasme, por gardianët e zbuluan 58- vjeçarin, pasi nisi të binte zilja. 58- vjeçari për fat të keq kishte harruar që ta fikte celularin përpara se ta fshihte nga rojet e burgut. Gardianët e dërguan në një spital dhe mjekët e nxorën celularin nga prapanica. I burgosuri është dënuar me 10 vite burg për vjedhje. Edhe pse celulari është i ndaluar në qeli, sërish të burgosurit ia dalin që të mbajnë të tillë në qeli./Indeksonline/

Këtë e bën vetëm Iniesta (Video)

Andres Iniesta sot për sot është futbollisti që mahnitë më së shumti me driblimet e tij fantastike. Një të tillë e bëri edhe në ndeshjen miqësore mes Spanjës dhe Uruguajit. Ylli i Barcelonës nuk e pati problem që tre lojtarë të i kaloj me thjeshtësinë e tij të paparë. Iniesta ishte një nga më të mirët në fushë në fitoren e Spanjës me rezultat 3 me 1.

Vallëzon midis aeroportit (Video)

Angela Trimbur ishte shumë e mërzitur që i kishte ikur aeroplani dhe nuk kishte mundësi ta shihte familjen e saj. Kështu në vend që të rrinte e mërzitur, ajo vendosi që t`i argëtonte udhëtarët në aeroportin e Los Anxhelosit duke shfaqur aftësitë e saja të vallëzimit.

Genta, me e bukura e skenës

Genta Ismajli, ka bërë te ditur përmes rrjetit te saj social Facebook se videoja e re do te dal në treg se shpejti. Ndërsa, ajo ka publikuar edhe një foto te saja qe vijnë nga salloni i bukurisë “Sellma & Kaci”, te cilët janë përkujdesur qe ajo te dal sa me mirë gjatë xhirimeve te videos. Nuk kanë munguar komentet e fansave te cilët e kanë cilësuar këngëtaren si “me e bukura”, “origjinale”, “hot”, “the best” etj. dhe ndoshta edhe me te drejtë, pasi në këtë foto, këngëtarja duket shumë sensuale dhe rrezaton një bukuri të rralle femërore. Këngëtarja ka disa vite qe ende mban statusin “single”.

Shqiptaret seksi te Amerikës bllokojnë ashensorin e hotelit

Këto janë tri shqiptaret seksi të Amerikës, Angela Martini, Aferdita Dreshaj dhe Tike Ivezaj, qe janë bërë mjaft problematike, duke bllokuar ashensorin e një hoteli në Miami. Eh, por fajet i ka dhe pronari qe ka vënë pasqyrat përballë, një gjë e parezistueshme për bukuroshet me iPhone.

Kim Kardashian kërkon të brendshme (Video)

Është në fazat e para të shtatzënisë dhe çdo ditë e më tepër vihet re shkëlqimi në imazhin e saj. Bëhet fjalë për bukuroshen Kim Kardashian e cila nuk ka asnjë dyshim se do ta ketë vëmendjen e medias në çdo muaj të shtatzënisë derisa të sjellë në jetë fëmijën e parë. 32 vjeçarja ishte sëfundi në një shëtitje në qendër tregtare në Robertson Boulevard. Objektivi i saj primar duket se ka qenë blerja e të brendshmeve pasi shumicën e kohës e ka kaluar në dyqanet blerjes.

Shikoni çfarë i bënë Land Roveri Traktorit! (Video)

E varros të gjallë gruan e tij

Një tmerr i vërtetë është konsideruar ngjarja e ndodhur në Nikaraguan e largët, atje ku një djalë 19-vjeçar është arrestuar pasi u zbulua se kishte përdhunuar dhe më pas, varrosur të gjallë bashkëshorten e tij të re, vetëm 16-vjeçare. Gjithçka, vetëm sepse burri vrasës ishte i bindur se viktima e tradhtonte. "Unë e vrava atë, sepse ajo kishte një tjetër. Pasi i rashë me një shkop kokës, ia vura duart e mia rreth qafës, duke ia zënë frymën. Më pas, e hoqa zvarrë dhe e hodha në një gropë. Ajo ishte ende gjallë". Këto janë fjalët shokuese të të riut, i cili ka pranuar krimin makabër në polici. Ndërkaq, sipas hetimeve fillestare, ai dyshohet edhe se e ka përdhunuar gruan. Të dhënat nga Nikaragua, tregojnë se më shumë se 600 gra janë vrarë nga bashkëshortët e tyre vetëm gjatë vitit të fundit. Duke folur qartë për një dhunë të shtuar ndaj seksit të dobët në këtë vend./Indeksonline/

Kjo grua di vërtetë se si të shesë një Buggati Veyron

Ajo cilësohet si shitësja më e mirë e makinave në botë pasi ka arritur të shesë për një vit nëntë makina Bugatti Veyron me një vlerë prej mbi 10 milion sterlina. Anita Kriszan i ka shitur makinat vitin e shkuar, ndërsa punon për kompaninë Jack Barclay në Londër. Shumica e atyre që shesin makina Bugatti Veyron e quajnë veten me fat nëse shesin edhe tre të tilla, por Krizsan nuk njeh të ndalur. Ajo është duke negociuar shitjen e një Bugatti për 1.7 milion sterlina dhe nëse ia del, atëherë ajo e plotëson rekordin e dhjetë makinave në një vit. E lindur në Hungari, ajo udhëton në mbarë botën për të shitur këto makina. Sipas saj, blerësit janë kryesisht nga Rusia dhe Lindja e Mesme./Indeksonline/

Tifozi nga Suedia hyn ne fushe, ja cfare i beri Messit (Video)

Në ndeshjen mes Suedisë dhe Argjentinës, një tifoz vendosi të kaloj çdo pengesë për tu futur në fushë. Kjo "sakrificë" e tij ka një arsye të cilën do ta kishin dëshiruar shumë persona në botë. Një përqafim me Lionel Messin ishte krejtë çka deshi tifozi në fushë duke u futur me fanelën e Messit të Barcelonës. Ai e arriti qëllimin e tij ndërsa nuk i rezistoj sigurimit duke dalur menjëherë nga fusha.

OOOPS: Behgjet Pacolli gati rrëzohet dhe i humb Ibrahim Makolli (Video)

Zëvendëskryeministri Behxhet Pacolli ka pasur probleme teksa hynte në Sallën e Kuqe në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, ku ishte mbledhur forumi rinor i AKR-së. Pacolli tek sa hynte në këtë sallë, gati rrëzohej me ç’rast i humb edhe sekretari i partisë Ibrahim Makolli. Pacolli me këtë rast u ka dërguar selam Muhamet Mustafës dhe të tjerëve se kurrë nuk do të hynë në Kuvendin e Kosovës, pasi që u larguan nga Grupi Parlamentar i AKR-së. (ORAinfo)

Stjuardesën e pushojnë nga puna pse publikoi këtë

Një stjuardesë u pushua nga puna në linjën ajrore ruse Aeroflot, pasi postoi në rrjetin social rus Vkontakte një foto të saj duke u nxjerrë gishtin e mesëm pasagjerëve. Stjuardesa Tatiana Kozlenko e vendosi foton në faqen e saj në Vkontakte, një faqe shumë popullore në Rusi dhe menjëherë ajo mori dhjetëra pëlqime. Por foton e zbuluan edhe shefat e kompanisë Aeroflot, që vendosën ta pushojnë atë nga puna. Vetë Tatiana thotë se nuk është fajtore, pasi fotoja ishte shtuar në faqen e saj. “Nuk jam unë aty, ky aeroplan nuk është i kompanisë sime. Nuk e di pse më shkatërrojnë jetën për kaq gjë. Kërkoj ndihmën tuaj,” shkruan ajo në Vkontakte./Indeksonline/

Qeni me fytyrë njeriu

Se njerëzit mbajnë kafshë shtëpiake që u ngjajnë kafshëve, jemi mësuar të shohim e dëgjojmë gjithandej. Por, çka nëse ju ofrohet ta mbani në shtëpi një qen me fytyrë njeriu, i cili mund t’i ngjajë një fqinji që e urreni/adhuroni? Njoftohuni me Tonik, qenin me fytyrë njeriu. Tonik është gjysmë qen qimedredhur dhe gjysmë racë Shih Tzu – por, mbi të gjitha, shumë i këndshëm dhe i adoptueshëm. Qeni me fytyrë njeriu është shpëtuar nga një strehimore e vrasjes së qenve në Kentaki, SHBA, dhe momentalisht është duke jetuar në Indiana, në pritje të një shtëpie të re.

Ky është kinezi që e bëri "lëmsh" futbollin

Dan Tan është emri i aziatikut që ka filluar i pari trukimet në futbollin evropian dhe botëror. Dan Tan është i përfshirë në trukimin e 680 ndeshjeve në botë, ku 380 prej tyre janë në Evropë. Dan Tan thuhet se së pari në Evropë ka zbarkuar në Slloveni ku e ka filluar këtë biznes. Më pas ai ka udhëtuar ne Gjermani e Hungari. Dan Tan ka përdorur mënyra të ndryshme për trukim ku në të shumtën e rasteve ka paguar lojtarët, gjyqtarët si dhe zyrtarët e skuadrave për trukime. Për Dan Tan ka biseduar edhe UEFA dhe FIFA me 17 dhe 18 janar, ku temë ka qenë ekstradimi i tij , gjë të cilën se ka lejuar ky shtet pasi që nuk ka marrëveshje ekstradimi me Bashkimin Evropian./Indeksonline/

Te shqiptarët ka "Lady Gaga" mashkull - çudi (VIDEO)

Çka nuk gjen te shqiptarët. Te ne ka edhe Lady Gaga mashkull. Tipi prezantohet në spektaklin e njohur shqiptar X-factor edhe atë me një këngë të Lady Gagas edhe thotë se dëshiron të bëhet një Lady Gaga shqiptar edhe atë mashkull...

I dehuri futet me makinë në eskortën e Sali Berishës

Në orët e mbrëmjes, një makinë që lëvizte kundravajtje është përfshirë në një incident me eskortën e kryeministrit Berisha. Ngjarja ndodhi në rrugën pranë Kishës Ortodokse në Tiranë, pasi kryeministri Berisha kishte përfunduar mbledhjen me krerët e PD-së të rretheve në selinë blu, shkruan shekulli. Sipas policisë, drejtuesi i makinës i cili hyri në eskortën e kreut të qeverisë ishte shtetasi Ervis Hoxha. Policia e ka arrestuar shtetasin Hoxha, i cili dyshohet se ishte në gjendje të dehur gjatë ndërhyrjes së gabuar./Indeksonline/

I ka 18 vjet, shënon nga 35 m, goditja 135 km (VIDEO)

Talenti i skuadrës spanjolle Sevilla, kiliani Bryan Rabello ka shënuar një gol tejet të bukur në kampionatin U20 të Amerikës Latine. Talenti kilian është vetëm 18 vjeçar por që ishte në gjendje të lansoj një goditje tejet të fuqishme nga më shumë se 35 metra. Në një moment goditja e tij kapi shpejtësinë 135 km në orë duke mos i dhënë mundësinë portierit kundërshtarë ta pret atë. Kjo goditje po konsiderohet si një nga më të fuqishmet nga një lojtar kaq i ri.


Dy gjeste turpi, në La Liga dhe Premierligë (VIDEO)

Dy momente turpi në futboll janë parë në dy ligat më të forta në botë, La Liga dhe Premierligë. Gjesti i ulët për të pështyrë gjyqtarin u pa në ndeshjen mes Athletico Madrid dhe Betis. Lojtari i Betis, Amaya turpësisht e pështyu yllin e Athletico Madrid, Diego Costa. Gjestin e tij nuk e pa dhe nuk e ndëshkoj gjyqtari. Në ndeshjen e Premierligës mes WBA dhe Tottenham, Goran Popov e pështyu Diego Costan e Athletico Madridit. Gjyqtari pa menduar fare e ndëshkoj atë me të kuq.