Nuk është mirë që të ftoni përmes Facebook njerëzit për ditëlindje.Një adoleshente në Britani e shkatërroi shtëpinë e saj pasi rreth 800 adoleshentë vërshuan aty kur ajo bëri një ftesë për të gjithë në Facebook.
Sarah Hine, 14 vjeç, i bëri reklamë ditëlindjes së saj. Por pavarësisht se mamaja e saj, Esther, 56 vjeç, ishte në shtëpi, ajo nuk e ndali dot tërmetin që shkaktoi plot 30 mijë sterlina dëme.
Mamaja e adoleshentes është dëshpëruar më shumë për faktin se shtëpia e saj është e pasiguruar.
Për më tepër, stafi i shkollës e kishte paralajmëruar atë se mund të ndodhte diçka e tillë pasi vajza kishte bërë një ftesë në rrjetin social.
Skenat e shkatërrimit mund të shihen në fotot poshtë. Mes tyre shihet edhe një piano e shkatërruar në kopshtin përpara shtëpisë me tre dhoma gjumi në Billericay.