Edhe Serie A është përplasur nga skandali i fyerjeve raciste. Në ndeshjen përgatitore mes Milanit dhe skuadrës nga liga e katërt, Pro Patria është fyer në baza raciste mesfushori ganian, Kevin Prince Boateng.
Për një moment Boateng nuk mundi ti dëgjoj më fyerjet "i zi, i zi" duke goditur topin tek tifozët skandaloz. Pas këtij veprimi Boateng zhveshi fanelën e Milanit dhe braktisi fushën.
Pas tij dolën edhe lojtarët e tjerë të Milanit. Gjatë lojës thuhet se janë fyer edhe Muntari, Emanuelson e Niang, ndërsa Pro Patria pritet të dënohet rëndë për ofendimet e tifozëve të saj.