E varros të gjallë gruan e tij
Një tmerr i vërtetë është konsideruar ngjarja e ndodhur në Nikaraguan e largët, atje ku një djalë 19-vjeçar është arrestuar pasi u zbulua se kishte përdhunuar dhe më pas, varrosur të gjallë bashkëshorten e tij të re, vetëm 16-vjeçare.
Gjithçka, vetëm sepse burri vrasës ishte i bindur se viktima e tradhtonte.
"Unë e vrava atë, sepse ajo kishte një tjetër. Pasi i rashë me një shkop kokës, ia vura duart e mia rreth qafës, duke ia zënë frymën. Më pas, e hoqa zvarrë dhe e hodha në një gropë. Ajo ishte ende gjallë". Këto janë fjalët shokuese të të riut, i cili ka pranuar krimin makabër në polici.
Ndërkaq, sipas hetimeve fillestare, ai dyshohet edhe se e ka përdhunuar gruan.
Të dhënat nga Nikaragua, tregojnë se më shumë se 600 gra janë vrarë nga bashkëshortët e tyre vetëm gjatë vitit të fundit. Duke folur qartë për një dhunë të shtuar ndaj seksit të dobët në këtë vend./Indeksonline/