Një i burgosur në Sri Lanka pati një ide origjinale për të fshehur celularin, që do e fuste në qeli.
Ai e futi atë në të pasme, por gardianët e zbuluan 58- vjeçarin, pasi nisi të binte zilja.
58- vjeçari për fat të keq kishte harruar që ta fikte celularin përpara se ta fshihte nga rojet e burgut.
Gardianët e dërguan në një spital dhe mjekët e nxorën celularin nga prapanica.
I burgosuri është dënuar me 10 vite burg për vjedhje.
Edhe pse celulari është i ndaluar në qeli, sërish të burgosurit ia dalin që të mbajnë të tillë në qeli./Indeksonline/