Ajo cilësohet si shitësja më e mirë e makinave në botë pasi ka arritur të shesë për një vit nëntë makina Bugatti Veyron me një vlerë prej mbi 10 milion sterlina.
Anita Kriszan i ka shitur makinat vitin e shkuar, ndërsa punon për kompaninë Jack Barclay në Londër.
Shumica e atyre që shesin makina Bugatti Veyron e quajnë veten me fat nëse shesin edhe tre të tilla, por Krizsan nuk njeh të ndalur.
Ajo është duke negociuar shitjen e një Bugatti për 1.7 milion sterlina dhe nëse ia del, atëherë ajo e plotëson rekordin e dhjetë makinave në një vit.
E lindur në Hungari, ajo udhëton në mbarë botën për të shitur këto makina.
Sipas saj, blerësit janë kryesisht nga Rusia dhe Lindja e Mesme./Indeksonline/