CR7 mund të kërcejë deri në 2,63 m (Video)

Goli i mrekullueshëm i Cristiano Ronaldos në barazimin e djeshëm në "Santiago Bernabeu" kundër Manchester United ka futur në punë edhe shkencëtarët. Kërcimi tejet i fuqishëm, i cili nuk është parë për herë të parë nga portugezi, duke lënë shumë pohstë kundërshtarin, ka shytrë studiuesit të gjejnë sekretin e CR7-ës. Sipas një studimi të kryer, të publikuar në faqet e spanjolles "AS", ka rezultuar se Ronaldo mund të kërcejë deri në 78 cm, shifër kjo shumë e lartë për një njeri normal. Në total CR7 mund të kërcejë në një lartësi deri në 2,63 m lartësi= 1,85 është gjatësia e tij + 78 cm kërcimi që mund të kryejë. Me pak fjalë, nuk kemi të bëjmë me një futbollist të zakonshëm por me një futbollist-atlet, që jo vetëm di të vrapojë me një shpejtësi të rrufeshme por edhe të kërcejë shumë lart.