Kjo grua di vërtetë se si të shesë një Buggati Veyron

Ajo cilësohet si shitësja më e mirë e makinave në botë pasi ka arritur të shesë për një vit nëntë makina Bugatti Veyron me një vlerë prej mbi 10 milion sterlina. Anita Kriszan i ka shitur makinat vitin e shkuar, ndërsa punon për kompaninë Jack Barclay në Londër. Shumica e atyre që shesin makina Bugatti Veyron e quajnë veten me fat nëse shesin edhe tre të tilla, por Krizsan nuk njeh të ndalur. Ajo është duke negociuar shitjen e një Bugatti për 1.7 milion sterlina dhe nëse ia del, atëherë ajo e plotëson rekordin e dhjetë makinave në një vit. E lindur në Hungari, ajo udhëton në mbarë botën për të shitur këto makina. Sipas saj, blerësit janë kryesisht nga Rusia dhe Lindja e Mesme./Indeksonline/