Ibra koritet në fund (Video)

Zlatan Ibrahimovicit nuk i ka mjaftuar fitorja e rëndësishme e PSG-së në udhëtim te Valencia për ti humbur nervat në sekondat e fundit të ndeshjes. Ibrahimovic u përjashtua nga ndeshje në fund të takimit duke mos qenë aq i kënaqur me vetveten. Pasi u ndalë në një aksion nga mbrojtësit e Valencias, Ibra bëri ndërhyrje të dyfishtë ndaj tyre duke u përjashtuar nga ndeshje. Ibrahimovic ndeshjen kthyese ndaj Valencias do ta shikoj nga tribuna.