Qeni me fytyrë njeriu

Se njerëzit mbajnë kafshë shtëpiake që u ngjajnë kafshëve, jemi mësuar të shohim e dëgjojmë gjithandej. Por, çka nëse ju ofrohet ta mbani në shtëpi një qen me fytyrë njeriu, i cili mund t’i ngjajë një fqinji që e urreni/adhuroni? Njoftohuni me Tonik, qenin me fytyrë njeriu. Tonik është gjysmë qen qimedredhur dhe gjysmë racë Shih Tzu – por, mbi të gjitha, shumë i këndshëm dhe i adoptueshëm. Qeni me fytyrë njeriu është shpëtuar nga një strehimore e vrasjes së qenve në Kentaki, SHBA, dhe momentalisht është duke jetuar në Indiana, në pritje të një shtëpie të re.