Top 100 golat e vitit 2012 (VIDEO)

Një video përmbledhëse e top 100 golave më të mirë të vitit 2012 mund ta shikoni në 16 minutat në vazhdim. Golat që lanë në gjurmë në këtë vit të lojtarëve të njohur si Messi, Ronaldo, Iniesta, Ibrahimovic e Suarez si dhe të lojtarëve që si keni njohur por që befasun me gola fantastik. Se i kujt është zgjedhur goli më i mirë, mund të shikoni videon në tërësi.

Shikoni si pastrohet debora ne Kanada (Video)

Kjo video tregon se si rrugët në Kanada janë liruar nga dëbora. Në veçanti bora është mbledhur parë nga makineri e cila pas mbledh deboren e ngarkon atë nëpër kamione.

Sporti me i vecant ne bote, por edhe i rrezikshme..(Video)

Shikojeni: Vozitësi xhiron momentet e rrëzimit të aeroplanit në autostradë (video)

Së paku katër persona janë vrarë kur një avion rus dje është rrëzuar në autostradën afër aeroportit të Moskës. Një video incizim që tregon këtë fatkeqësi bizare është postuar në internet. Incizimi është bërë diku iu falënderuar një kamere të vogël e cila ishte e vendosur në një veturë udhëtarësh dhe e cila ka kapur momentin kur aeroplani nga qielli është rrëzuar në autostradë. Një veturë që ishte parë asaj në të cilën ishte vendosur kamera për pak i ka shpëtuar goditjes direkte me aeroplan, ndërsa para rrëzimit, pjesët e tij janë shpërndarë gjithandej në rrugë, derisa njëra nga rrotat e aeroplanit ka goditur edhe veturën. Deri më tash nuk dihen shkaqet e fatkeqësisë marrë parasysh se aeroplani është rrezuar pak pas fluturimit, mirëpo përfundimet preliminare tregojnë se bëhet fjalë për gabim njerëzor. Kapiteni i fluturakes dhe kopiloti janë vrarë në vend, derisa dy persona tjerë kanë vdekur rrugës për në spital. Aeroplani i kompanisë “Red Wings” fluturonte nga Pardubica në Çeki, kurse pas që ka lënë disa udhëtar në aeroportin e Moskës, ka udhëtuar vetëm me personel për në bazë e tij në një pjesë tjetër të qytetit. (ORAinfo)

Hidhet nga kati i tretë 15 vjeçari, per shkak te dhunës nga policia (Video)

Vozitja me e cudtshme e nje kamioni ne autostrad (Video)

Rishfaqet gjallesa e cuditshme ne Rahovec (Video)

Cfare ndodh po te derdhesh coca cola mbi iPhone5 (Video)


Çfarë ndodh kur një burrë nuk rruhet për një vit?

Londër: Dave Phillips morri pjesë një vit më parë në lëvizjen Movember, një muaj pa u rruajtur. Por ai shkoj përtej duke ndejtur një vit. Tashmë ai po përgatitet të rruhet pas një viti për të puthur fëmijën e tij 14 javëshe, njofton 'as'. "Vajza ime ka lindur në shtator dhe është ajo arsyeja që do të rruhem pas një viti, pasi nuk e kam puthur asnjëherë", rrëfen 27-vjeçari.

Si u krijua ‘Coca – Cola’?

Kush e krijoi këtë pije, cilat janë taktikat që u përdorë nga ‘fitimi’ prej 50 dollarësh deri te kompania multi milionëshe Shkruan: Flandra SYLA/ infoGLOBI Bota ka ndryshuar në shumë mënyra prej kur farmacisti John Styth Pemberton prezantoi për herë të parë pijen freskuese me emrin Coca-Cola në Atlanta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shpikja e vitit 1886 ka mbetur edhe sot me të njejtën shije dhe magji, me të njejtin emër dhe identitet. 705 milionë produkte Coca–Cola shiten çdo ditë në më shumë se 195 vende të ndryshme të botës që është e arritur e madhe për një nismë aq modeste sa ishte Coca-Cola e Pembertonit në vitin 1886. Ngjarja e madhe thuhet të ketë ndodhur në kopshtin e pasmë të shtëpisë së Pembertonit. Aty, në Maj të vitit 1886 farmacisti Pemberton përpunoi një shirup me karamele të ngjyrosur dhe e vuri në një ibrik të vetëm. Distribuimi i parë i pijës së tij u bë po nga kjo enë, me të cilën ai doli në rrugën poshtë Farmacisë Jacobs ku për 5 centë kalimtarët mund të shijonin një gotë Coca-Cole. Me parashikim apo aksidentalisht pijes i ishte shtuar në përbërje edhe ujë i gazuar çka e bëri të cilësohej si “pije e shijëshme dhe shumë freskuese”. Partenri i Dr. Pembertonit Frank M. Robinson ishte ideatori i emrit Coca-Cola dhe për më tepër edhe disenjatori i logos së famshme të kësaj pije. Shitjet e Coca-Colës u rritën në 9 gjatë një dite ndërsa lëngu i ri ishte i ambalazhuar që nga fillimi në kanaçe të kuqe të shndritshme. Pas disa vitesh, në vitin 189, Asa G. Candler një sipërmarrës nga Atlanta u interesua për blerjen e ‘biznesit’ të Coca-Colas. John Pemberton njeriu që kishte shpikur pijen e madhe u detyrua ta shiste atë meqë ndodhej në një gjendje të vështirë shëndetësore dhe ende më keq, kishte edhe borxhe për të mbuluar. Ecejaket biznesore Pemberton kishte paguar 76.96 dollarë për çështje reklamimi por, kishte fituar vetëm 50.00 dollarë! Candler, biznismen i rryer në krahasim me Pembertonin e bleu biznesin për 2300 dollarë! Për më pak se katër vite, sensi dhe taktika prej bisnesmeni e Asa Candler coi në një rritje të konsiderushme të konsumimit të Coca-Colës duke e bërë të njohur në tërë SHBA-në. Rritja e biznesit e bëri të nevojshëm aplikimin për patentë gjë që Coca-Cola e siguroi në vitin 1893. Një vit më vonë u hap edhe fabrika e parë e Coca-Colës jashtë Atlantas, në Dallas të Texasit. Më vonë pija depërtoi edhe në Kubë dhe Panama, dy vende këto atëbotë të vetmet pos SHBA-ve, që kishin këtë “pije të zezë”. Kur biznesi i Coca-Colës kishte arritur në atë fazë kur nuk duhej menduar vetëm për cilësinë dhe shijen që ofronte pija por, edhe për dizajnin dhe imazhin që ajo duhej të përfaqësonte, më 1915 The Root Glass Company u morr me krijimin e kanaçes së Coca-Colës, ngjyra e së cilës vetëkuptohet duhej të ishte e kuqe. Ndërkohë që vitet kishin kaluar, më 1917 Coca-Cola kishte marrë tashmë statusin e një pije që shitej në 3 milionë copë në ditë ndërkaq, logoja e saj, emri Coca-Cola i shkruar me një kaligrafi të stilizuar e interesante ishte logo më e famshme e ndonjë produkti në të gjithë botën. Në një fazë të vërtetë lulëzimi, kompania iu shit më 1923 Ernest Woodruff për 25 milionë dollarë. Ai ia kaloi biznesin të birit Robert Woodruff, i cili do ta mbante atë për gjashtë dekada të plota. Nën presidencën e tij kompania u ngrit në një lartësi të paarritshme duke e bërë Coca-Colën një institucion më vete kudo në botë. Woodruff ishte një njeri më influencë në Atlanta sepse kishte dhënë kontribute vazhdimisht për universitetet, bisneset e organizatat e ndryshme. Dhe kur ai jepte një donacion të caktuar refuzonte të linte emrin duke dashur që e gjitha të kryhej në anonimitet prandaj, ky njeri nisi të njihej si Ms. Anonymous. Gjatë kësaj kohe ai iu premtoi forcave të armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës se do të furnizonte më Coca-Colë çdo person që ishte në shërbim të vendit duke deklaruar se çmimi dhe lokacioni i këtyre njerëzve nuk kishte rëndësi. Ai vuri 5 miliardë shishe Coca-Colë në shërbim. Në gjithë këtë mes të mirash z Woodruff kishte një “të metë”, të paktën kështu konsideronin distributorët, të cilëve ai ua kishte rritur ndjeshëm çmimet. Por, Woodruff kishte ngritur jo vetëm çmimet por edhe produktivitetin duke e përmirësuar departamentin e shitjeve, duke e bërë më të rreptë kontrollin e kualitetit, dhe duke inicuar një kampanjë të madhe reklamimi mbi produktin. Rezulatet konsistuan në suksesin shumëdimensional të Coca-Colës dhe për këtë të arritur Amerika kishte filluar ta quante z. Robert Woodruff “The Boss”. Taktikat e marketingut në rrugën drejt suksesit Suksesi vazhdoi me një tjetër të arritur. Më 1925 shitja e Coca-Colës ishte ngritur në 6 miliardë në ditë! Dy vite më vonë ishte bërë edhe reklama e parë në radio për pijen. Kampanja reklamuese vazhdoi me inkuadrimin e fytyrave si Johnny Weissmuller një kampion olimpik noti dhe Maureen O’Sullivan një ylli tjetër nëpër tabakatë e Coca-Colës. Periudha pak para fillimit të Luftës së Dytë Botërore e gjeti Coca-Colën me një shitje rekord në 40 vende të ndryshme. Në qershor 1943 arriti një kërkesë urgjente nga gjenerali i forcave aleate në Afrikën Veriore duke kërkuar ngritjen e 10 fabrikave ambalazhuese të Coca-Colës për të shërbyer ushtarët amerikanë që ndodheshin në luftë. Në fakt në vend të 10, gjatë Luftës së Dytë Botërore u ngritën 64 sosh. Duke iu rikthyer edhe njëherë reklamimit ndalemi tëk viti 1950, kohë kur u bë një tjetër boom në këtë fushe meqë sapo ishte lansuar reklama e parë televizive që ftonte botën të pinte Coca-Colë. Një tjetër reklamë unike u bë përmes një akti të paprecedent deri atëherë. William Campbell la shumë njerëz të habitur kur më 1952 shkroi një novelë dedikuar kryekëput Coca-Colës e të cilën për më tepër e titulloi “Pija e madhe”. Duke mbetur gjithmonë te angazhimet promovuese, ne vitin 1971 u kompozua dhe u lëshua për transmetim edhe kënga “Dua t’i blej botës një Coca-Cola”. Shtatë vite më vonë doli në treg shisheja dy-litërshe dhe u vunë në qarkullim për herë të parë edhe shishet e plastikës. Ndërkohë, 1979 ishte viti i një tjetër ngjarjeje, më shumë të brendshme të kompanisë sepse qindra punëtorë kaluan në zyrat qëndrore në Atlanta në Avenynë Veriore, një loakcion i ri të cilin njerëzit shumë shpejt, të ndikuar nga reputacioni i kompanisë nisën ta quanin “Kulla”. Por, duket se çdo ndërhyrje në këtë histori duhet të nis me një fjali që flet për një të re në listën e gjatë të tyre. Një të tillë do të veçojmë edhe nga të arriturat e vitit 1982, ku kryevepër e radhës u konsiderua shpikja e Coca-Colës dietale. Një moment kritik ishte ai i vitit 1985 kur u bë ndryshimi i parë në shije i Coca-Colës që nga fillimi i ekzistimit të saj. Natyrisht, në këtë kohë shefi madh, Robert Woodruff kishte ndërruar tashmë jetë. Natyrisht sepse ai ishte betuar që për sa kohë të ishte ai gjallë asnjë ndryshim nuk do t’i bëhej kurrë shijes autoktone të Coca-Colës. Ndryshimi u dëgjua nga 81% e popullsisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vetëm gjatë javës së parë u realizuan 1000 telefonata në ditë në numrin zyrtar të kompanisë nga njerëz të shokuar e të lënë pa mend të cilët frigoheshin se ‘Coca-Cola po zëvendësohej me Pepsin’. Gjatë 6 javëve në vazhdim numri i thirrjeve u ngrit në 6000 mijë gjatë një dite të vetme, të gjitha ishin ankesa. Kur Pepsi dëgjoi për ndryshim që po bënte Coca-Cola në formulën e saj konstatoi se ndërhyrja po bëhej ngase shija e Pepsit kishte arritur të ishte më e pëlqyer sesa ajo e pijës konkurruese. Dhe prandaj, Roger Enriko president i Pepsit i shkroi nga një letër secilës prej gazetave kryesore të vendit ku shpallte fitoren. Periudha ishte më shumë se kritike prandaj menaxhmenti i Coca- Colës kishte dy rrugëdalje: të mos bënte asgjë ose ta kthente në praktikë slloganin e saj dhe t’i blinte botës vërtet një Coca-Colë. Ata vendosën për opsionin e dytë-të bënin dicka. Dhe, kjo dicka ishte zhvillimi dhe përsosja e mëtejme e formulës së re. Por, nuk mjaftoi prandaj 84 ditë pas plasimit në treg të Coca Colës së re kompania vendosi të rikthente në treg Coca Colën e vjetër duke pranuar se kishte bërë gabim. Kthimi ishte i bujshëm dhe pati impakt të menjëhershëm. Numri i telefonatave ishte i jashtëzakonshëm dhe njerëz përsëri të lumtur në euforinë e çastit falenderonin kompaninë që po ju kthente gjënë e cmuar. Kështu beteja për pak e humbur, u fitua. 1988 ishte vit interesant në historinë e kompanisë - Coca Cola ishte operatori i parë i pavarur që vepronte në Bashkimin Sovjetik – e ta rikujtojmë viti ishte ’88 dhe politika botërore po përjetonte ende Luftën e Ftohtë. Vitet e ’90 sollën risi që konsistonin jo vetëm me shitjen prej 10 bilionë Coca-Colash në ditë por edhe me praktikën e konsumimit të saj në hapësirë, nëpër anijet kozmike që merrnin me vete në gjithësi mes të tjerash edhe Coca Colë. Në ’96 Lojërat Olimpike do të mbaheshin pikërisht në Atlanta, vendlindjen e Coca Colës. Kompania kishte tashmë një lidhje të gjatë me këto lojëra sepse kishte qenë sponsor i tyre prej dhjetëra vitesh. Një tjetër kontribut të madh Coca Cola e jep edhe për gjithë komunitetin e Atlantas duke ndihmuar përmes bursave të shkollimit, donacioneve, ndërtimeve të ndryshme dhe bashkëpunimit nëpër projekte. ‘Coca Cola’ është kompania e parë që ka praktikuar riciklimin e shisheve të plastikës. Të gjitha këto taktika të kompanisë kanë qenë në shërbim të idesë për të qenë sa më pranë klientëve dhe për t’u bërë sa më tepër pjesë e jetës së tyre, një mision mirë i realizuar sepse ndryshe Coca-Cola s’do të ishte bërë një biznes 50 miliardësh. Fakte që shumëkush nuk i di Mexico dhe Islanda janë vendet me nivelin më të lartë të konsumimit të Coca-Colës për kokë banori. Coca-Cola e përkthyer në kinezisht do të thotë "Të lumturosh gojën". Çdo second konsumohen më shumë se 7,000 produkte Coca-Cola Slloganet më të famshme dhe më interesante kanë qenë: Merrni gjenialen, Ndaluni te shenja e kuqe! Etja ndalet këtu. Dhe udhëtimi bëhet më interesant. Amerikanët preferuan shijen. Diçka më shumë se një pije freskuese, Coca-Cola shton jetë. Merr një Coca-Colë dhe një buzeqeshje, Kapni valën: kuq, bardh dhe ju!! Coca-Cola: ujë të gazuar, fruktozë të lartë të shurupit të misrit, ngjyrë karameli, acid fosforik, aromë natyrale dhe kafeinë. Coca-Cola ju nënshtrohet vazhdimisht kritikave të shumta për shkak të efekteve shëndetësore. Çështjet si kaloritë, kafeina, përmbajtjet e acidit, fruktozës së lartë të shurupit të misrit por edhe të tjera kanë qenë vazhdimisht brengë. /infoglobi

Bombë: Casillas te Barcelona?

Kapiteni dhe portieri i Real Madrid, Iker Casillas është parë në Barcelonë një ditë pas festës së Krishtlindjeve. Sipas mediave spanjolle ai ka qenë në shoqërinë e të dashurës së tij Sara Carboneros ku dhe ka vizituar muzeun e klubit të Barcelonës. Mediat katalanase menjëherë kanë ngritur hipotezat e një transferimi të mundshëm të madrilenit në “Camp Nou” duke parë edhe raportet jo të mira të kohëve të fundit me trajnerin Jose Mourinho dhe pjesëtarë të tjerë të stafit të “Los Blancos”. “Me pëlqejnë katalanasit. Mundimi po më vjen prej argjentinasit tuaj të vogël i cili vazhdimisht po më shënon gola”, ka bërë shaka Casillas. Gazetari ka biseduar edhe me taksistin e Casillasit nga aeroporti. “E pyeta: Iker, a do transferohesh në Barcelonë? Ai m′u përgjigj: Tani për tani asgjë”, ka treguar taksisti për “El Mundo Deportivo”. /albeu.com/

Ja talenti i Barcelonës që mund ti thej rekordet e Messit (Video)

Ekipi i Barcelonës ka siguruar pasardhësin e Messit. Bëhet fjalë për 11 vjeçarin brazilian, Cassiano Bouzon, i cili mund ti thej rekordet e arritura deri me tani nga Leonel Messi, skuadra katalonase thuhet se ka arritur marrëveshje për blerjen e tij. Në Brazil ai ka filluar të quhet si si “Pleshti” brazilian, emër me të cilin thirret edhe lojtari më i mirë në i të gjitha kohërave Lionel Messi. (ORAinfo) Për me tepër shikoni talentin e tij në video:

E han foren ky djali (VIDEO)

Një moment interesant u pa para fillimit të ndeshjes Sunderland-Manchester City, dje në Premierligë. Mbrojtësi spanjoll i Sunderland, Carlos Cuellar e preku në kokë një djalosh me fanela të Manchester Cityt. Por ajo e prekje e rastësishme u bë si fore me djaloshin simpatik. Atij i humbi "topi" duke mos e ditur se nga erdhi ajo prekje, për të bërë disa rikthime 360 shkallë për të mos e gjetur dilemën e prekjes.

Cila është veshur me bukur, Leonora apo Nora?

Dihet tashmë se cili është stilisti i preferuar i dy këngëtareve, Leonora Jakupi dhe Nora Istrefi. Është Valdrin Sahiti, i cili, përveçse i ka bërë një kombinim edhe vetës me tigër, duket sikur po na pyet neve, se kë ka veshur më bukur mes dy këngëtarëve. Megjithëse vetë stilisti është kthyer më tepër nga ana e Norës, ai duket i lumtur mes dy femrave seksi me të cilat punon.

BMW me e re, viti 2013

Kompania “BMW” njërit prej modeleve të saj më të mirë, Gran Coupe-s seria 6, ia dha një “zemër” të re e cila do “të rrah” më fuqishëm se e secilit konkurrent dhe ajo mund t’i sfidojë të gjithë. BMW M6 Gran Coupe tashmë zyrtarisht është prezantuar dhe ai në treg pritet të arrijë vitin e ardhëm. Siç potencuam edhe më lart atraksioni më i madh i këtij automobili fshihet nën “haubë”. Bëhet fjalë për motorin 4.4-litra bi-turbo V8 i huazuar nga X5 M dhe i cili është rregulluar me specifikat e modeleve M6 dhe M5. Kjo njësi i zhvillon 553 KF dhe 680 Nm të momentit rrotullues. Edhe përkundër peshës më të madhe, ky model arrin shpejtësinë prej 100 km/h për 4.2 sekonda, që është shpejtësi e njëjtë sikurse e M6 coupe, dhe është më i shpejtë se M5 limuzina. Shpejtësia maksimale e kësaj makine është ndalur në 250 km/h, por bllokada e tij mund të largohet dhe kështu “të lirohet bisha” që arrin deri në 305 km/h. E tëra që u nevojitet për këtë janë disa para dhe pakoja M Driver.

Ka filluar shkatërrimi i botës? (Video)

Në Florida të SHBA-ve është xhiruar një video në të cilën shihen disa qytetarë që mashtrohen rreth shkatërrimit të botës. Një mashkull ka arritur me lehtësi t’i bindë disa amerikanë se cunami e ka shkatërruar Neë Yorkun dhe është nisur drejt Floridës. Ai është shtirur se po bisedon në telefon me nënën e tij, e cila e njofton për katastrofën dhe ka krijuar panik te njerëzit, të cilëve u ka thënë të ikin drejt perëndimit “ku do të jenë më të sigurt”. Meqenëse qe një kohë të gjatë po flitet për datën 21.12.12, që sipas Majave do të shkatërrohet bota, njerëzit me lehtësi kanë rënë në grackë. /Telegrafi/

Ja perse eshte mire te kesh kameren ne makine (Video)

Kjo video ka vertetuar pse eshte mire te vendoset kamera ne makine. Nje cift per aryet e veta deshen te shtypin makinen e tyre dhe ata per te bere kete ne radhet e makinave levizen nga mbrapa per tu shtypuar nga makina e pasme, por shoferi qe ndodhej ne makinen prapa kishe vendose kamere dhe per fat i shpetoi nga ndonje sanksion eventual qe i montohej nga ky cift.

Fundi i Botës ka arritur në Zelandën e Re (Video)

Njerëzimi në mbarë botën e kanë pritur nën ethe datën 21 dhjetor pasi sipas disa shkrimeve dhe analizave të ndryshme është fundi i botë.Mirëpo e tëra si duket është e pavërtetët të paktën deri në këto çaste, ku në Zelandën e Re veç ka arritur dita e 21 dhjetorit. Atje sipas informacioneve dita e Premte është e njëjtë me ditët e kaluara dhe se populli i Zelandës së Re janë duke postuar shkrime dhe mesazhe të ndryshme në faqet e Facebook dhe Twitter shkruan KosovaTimes.net. Ndër komentet e ndryshme janë edhe këto komente: ‘Fundi i Botës Nuk ka arritur, sinqerisht e juaja Zelanda e Re’ shkruan @MikeAdamsNC. ‘Në Zelandën e Re tani është e premte, 21 dhjetori dhe gjithçka është këtu’ shkruan, @nickjackson45. ‘Hej botë, sot është 21 dhjetori në Zelandën e Re, dhe bota është ende këtu, nesër do të jeni të sigurt Amerikë’ shkruan, @ciarahanna20.

Makina me e re e Mercedes 2013 (Video)

Mercedesi i ri E Klase është modeli i parë i cili ka pajisjen e ashtuquajtur “Steering Assist” (Ndihmë gjatë drejtimit). Ky sistem do të punojë sipas kombinimit me “Distronic Plus” sistemin, ndërsa është efektiv gjatë shpejtësi deri në 200 km/h. Ky sistem mundëson që makina të lëvizë në distancën e duhur dhe përforcohet siguria në komunikacion. Ky sistem i ri mundëson edhe kushte të tjera për të qenë më të sigurt në komunikacion.

Shikoni rrëmbimin e fëmijës nga Shqiponja (Video)

Një ngjarje e frikshme, por me një fund të gëzuar është regjistruar në një park të Montrealit në Canada. Një shqiponjë për pak sa nuk ka rrëmbyer një fëmijë një vjeçar të ulur në lëndinë. Shqiponja ka arritur të ngrejë rreth një metër në ajër vogëlushin por pa mundur që ta rrëmbejë atë. Personi që shoqëronte fëmijën është tmerruar nga kjo ngjarje ndërsa fëmija nuk pësuar asnjë dëm. Kjo skenë është filmuar dhe videoja po bën xhiron e botës. Shqiponja e artë, është shpendi grabitqar më i madh në Amerikën e Veriut dhe mund të fluturojë deri në 150 milje për orë.

Vetëvrasje masive në Argjentinë për fundin e botës

Kur mbeten pak orë nga e premtja e famshme, shumë njerëz në Capilla del Monte kërkojnë t'i japin fund jetës para koheKryebashkiaku i Capilla del Monte ka urdhëruar mbylljen e të gjithë hyrjeve në qytet, si pasojë e parashikimit për mbipopullim më 21 dhjetor. Cila është arsyeja? Kur mbeten pak orë nga e premtja e famshme, në atë qytet ka shumë persona të shqetësuar për fundin e botës, pavarësisht sigurive që vijnë nga ekspertët. E madje, shumica prej tyre në Capilla del Monte mendojnë që vetëm për të mos qenë dëshmitar në "Ditën e gjykimit" pas tre ditësh, t'i japin fund jetës më përpara. Kështu, kryebashkiaku ka një shqetësim të madh se mos kryhen vetëvrasje masive, që duhet të ndodhin në zonën e malit Cerro Uritorco (foto përkrah), aty ku mund të mblidhen më shumë se 15 mijë vetë për 21 dhjetor. I gjendur përballë këtij kërcënimi, kryebashkiaku ka marrë të gjitha masat, për të mos rrezikuar gjakderdhje, që mund të rezultojë plotësisht e kotë.

Ndeshja me interesante e vitit 2012 (Video)

I propozon fejese ne ore te mesimit (Video)

Pesë ndodhitë më ekstreme që keni parë! (video)

A keni parë ndonjëherë urë të “kërcej”? A keni parë ndonjëherë që të “hidhet në hava”? A keni parë ndonjëherë që avioni luftarak teksa qëndronte pezull, në breg të detit, papritur “këlltum” dhe në ujë?! Këto dhe shumë të tjera jua paraqesim në një video të vetme e cila vërtet të ngre adrenalinën!

Nje dritë tmerroi banoret e nje qyteti turk (Video)

Goditja volej 135 km në orë, gol i rrallë (Video)

Të nderuar, kështu luhet bastorja

Të shumtë kanë qenë ata që dje janë “djegur” nga bastoret. Skuadrat favorite për të fituar, mbrëmë dështuan. Dështoi City, Reali, ndërsa pati shumë barazime mes skuadrave. Por dita e martë ishte fatlume për “ekpsertin” e bastoreve, ragbistin e njohur Danny Care. Ragbisti i njohur ka treguar tiketën e tij fituese të cilën e ka luajtur me 10 funta ndërsa ka fituar 2 mijë e 11 funta. Care prognozoi barazimin e Realit, Cityt, Schalkes dhe Dinamo Kievit.

Skuqet Ribery, grushton kundërshtarin (video)

Futbollisti më i mirë i Bayernit, francezi, Franck Ribery është ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen e Kupës së Gjermanisë, ku bavarezët fituan 2:0 në udhëtim të Augsburgu për të siguruar një vend në çerekfinale. Ribery u ndëshkuar me të kuq në minutën e 47 të ndeshjes pas një përleshje me futbollistin jug-korean Ja Cheol Koo. Ishte pikërisht Koo që e nxiti i pari përleshjen, ndërsa Ribery ia ktheu atij me një grushtim të lehtë. (ORAinfo)

Xherdan Shaqiri e bën më së miri (Video)

Xherdan Shaqiri ka qenë edhe një herë me radhë ylli i mbrëmjes në fitoren e Bayern Munchen në kupë ndaj Augsburg. Xherdani ka realizuar gol në fitoren 2 me 0 të Bayern si mysafir. Gomez në minutën e 26 shënoj për 1 me 0. Për Bayernin u bë më keq kur Ribery u ndëshkua me të kuq me të filluar pjesa e dytë. Por pikërisht Shaqiri me golin e tij të shënuar në minutën e 85 e vulosi fitoren e bavarezëve. Shaqiri luajti për 90 minuta duke qenë një nga më të mirët në fushë./Indeksonline/

Angela Martini zbulon gjoksin

Modelja shqiptare ka marre pjese jo pa u vënë re në një festim pikant 3-ditor në Gstaad të Zvicrës Disa nga vajzat më bukuroshe të së ashtuquajturës aristokraci evropiane janë mbledhur në Gstaad të Zvicrës për një festë elite me pesë yje, mbi dëborë. Bëhej fjalë për një takim 3-ditor mes koktejleve, garave të skive, darkave dhe argëtimeve ekstra-luksoze.raport ikub Mirëpo ka qenë e pamundur të mos vërehej "look"-u i tyre, teksa mbi të gjitha ka tërhequr vëmendjen papritmas modelja shqiptare me banim në SHBA, Angela Martini. Ajo kishte veshur një fustan të kuq "shik", por që i nxirrte tërësisht gjoksin në ajër, duke i lënë fare pak vend imagjinatës. Kështu mund të thuhet se Angela ka fituar "palmën e artë" të eksibicionizmit mes të gjitha femrave të tjera, për pozat e saj "hot" dhe tepër provokuese./Indeksonline/


Në NBA edhe gjyqtarët mund të japin ‘banane’ (video)

Në ndeshjet e Ligës NBA mund të shihen situata të ndryshme se pikë atraktive. Kurse në ndeshjen ndermjet Brooklynit dhe Torontos ka ndodhur diçka e pazakontë. Qendra e Netsave, Kris Humphries ishte bërë gati të ekzekutonte gjuajtjen e lirë, por një nga gjyqtarët u nis drejt tij për ta parandaluar, në stilin e një bllokuese të ligës. Shikojeni çfarë bëri gjyqtari. (ORAinfo)

Tifozi që përqafi Messin, e kishte sulmuar CR7 (video)

Është konfirmuar identiteti i tifozit spanjoll që ka hyrë në fushë në ndeshjen ndaj Athletico Madrid ku i dhuroj një përaqfim Lionel Messit. Ky tifoz është ai i njëjti që në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Dortmund e kishte ofenduar në fushë Cristiano Ronaldon. Ai ëstë bërë i famshëm për aftësinë e tij për të i'u shmangur sigurimit në fushë.

Shikojeni se si e përqafon tifozi Messin, e Leo ia kthen pa problem (video)

Vrapoi në fushë, por ishte plotësisht i parrezikshëm. Vetëm dëshironte pak ‘dashuri’, kurse Lionel Messi ia ktheu. Përqafimi do t’i kushtoj shumë, por sigurisht i është shpaguar... (ORAinfo)

Si reagon njeriu kur fiton 300 milion dollarë në lotari (VIDEO)

Si reagon njerëiu që ka fituar 300 milion dollarë në lotari

Kush thotë se Michael Jackson ka vdekur? (VIDEO)

Kush thotë se Michael Jackson ka vdekur? Nëse ai origjnali ka vdekur me të vërtetë, vijnë disa të rinjë që "e ringjallin atë". Shikoni ky djalosh si e imiton mbretin e popit.

Goli i javës në Premierligë (Video)

Ylli marokien i QPR-së, Adel Taarabt ka shënuar golin më të bukur të javës në Premierligë. Taarabt realizoj 2 gola në fitoren e parë të QPR-së këtë edicion ndaj Fulham. Goli i Taarabt erdhi pas një solo aksioni ku në fund plasoj një goditje milimetrike me teknikë të jashtëzakonshme. Goli i Taarabt mblodhi më së shumti vota në ta gjitha votimet e faqeve angleze.

Ja dështimi me i madh në historinë e futbollit! (Video)

Edhe pse sportdashësit, nuk mund të presin nivelin më të larët të futbollit në garat aziatike, në Katar dhe Uzbekistan, por kjo nuk mund t’i ndaloj ata të ëndërrojnë, pastaj ka disa ligje të cilat edhe po të tentosh t’i thyesh nuk i thyen dot. E megjithatë, kjo që ndodhi thyen do rregull dhe ligj të futbollit, madje është konsideruar si dështimi më i madh në historinë e futbolli, kjo për vetë faktin se që të shënosh, “edhe me sy mbyllur”, por ta nxjerrësh topin jashtë portës nga distanca e 1 metër para saj, është e paimagjinueshme.

Tuna e shëndrron “ X Factor” në “Sey Factor”

Si mentore e grupit të vajzave në , “ X Factor” në Shqipëri, mbrëmë gjatë netëve live të spektaklit, Tuna është përkujdesur që të bëjë një paraqitje sa më elektrike në skenë. Këngëtarja ka pasur veshur një kostum mjaftë elegant por që ishte shumë i hapur tek gjoksi, gati të zbulonte më shumë se që duhej.

 Me epitetin e një nga artisteve më seksi të estradës, Tuna mbrëmë është dukur vërtetë një “sexy factor” duke i shtuar glamur mbrëmjes. Kur jemi tek ,“X Factor”, për këngëtaren nata e mbrëmshme ka qenë shumë e sukseshshme pasiqë, të gjitha vajzat nga grupi i saj kanë arritë ti shpëtojnë eliminimit, duke siguruar edhe një biletë për në natën e dytë live të spektaklit e që do të jetë të dielën e ardhshme./Indeksonline/

Adriano shenon nje super gol kunder Athletiko Madrid (Video)

Qytetari Llapjan i la "amanet" Haradinajt (Video)

Ideja e ish-kryeministrit Rajmush Haradinajt që të hyjë në koalicion me PDK-në e Hashim Thaccin nuk po i pëlqen një llapjani. Gjatë vizitës që Haradinaj i bëri komunës së Podujevës një qytetar iu afrua liderit të AAK-së dhe i dha një këshillë. “Ni amanet. Mos e hup veten mu ba me Thaçin”, i tha llapjani. E ky nuk morri ndonjë përgjigje prej Ramushit. Ai duke buzëqeshur ka vazhduar rrugën e tij.

Çfarë mendon Chuck Norrisi për “Gangnam Style” (Video)

Njeriu më i fortë që njeh historia e gjithësisë, Chuck Norris, në një video të montuar tregon se sa i është mërzitur megahiti “Gangnam Style”. Kënga e jugkoreanit Psy, e cila shumë shpejtë do të arrijë rekord prej një miliard shikimesh në YouTube, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes dhe të lëshohet vazhdimisht. Mirëpo, kjo e ka mërzitur Chuckun, i cili përmes videos së mëposhtme shpreh qartë mendimin e tij për këtë këngë.

The Sun: Albatrit Matoshi, ‘kloni’ i Rooneyt nga Prishtina (Foto)

Sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney fitoi "klonin e tij", Albatrit Matoshin, i cili është gazetar i sportit nga Prishtina dhe që çuditërisht i ngjan shumë reprezentuesit të ekipit kombëtar të Anglisë. Midis Matoshit dhe Rooneyt është një ngjashmëri e madhe, veçanërisht pasi që transplantoj flokët e tij sulmuesi i Unitedit. Matoshi nuk e gëzonte fillimisht krahasimi me lojtarin anglez, por më vonë u pajtua me këtë realitet dhe ai madje shpesh jep autografe.
"Gjëja më e keqe ishte kur e dashura ime tha se unë dukem si Rooney, sepse nuk është djali më i bukur në botë. Por, tani kjo është në rregull. Ai është heroi im", tha 24-vjeçari për të përditshmen angleze "The Sun". (ORAinfo)

Qe çka huqi Torresi (Video)

Fernando Torres pati shansin të bëhej hero i ndeshjes për të shpëtuar disfatën e Chelseat në finale por që nuk arriti ta bëj këtë. Torres nuk tregoi asgjë nga kjo ndeshje, por që shansi i tij erdhi në minutën e fundit të ndeshjes. Torres u gjend ballë për ballë me portierin kundërshtarë por që dështoj për ta mposhtur atë.

Mourinho "qeshet" me lëndimin e Messit

Jose Mourinho ka shfrytëzuar konferencën para ndeshjes me Espanyolin që të ironizojë Lionel Messin dhe lëndimin e pësuar javë më parë. I pyetur për lëndimin e Benzemas, Mourinho tha se në skuadër nuk ka lojtarë që shtrihen në barela për të luajtur menjëherë në ndeshjen e radhës."Në skuadrën time nuk ka lojtarë që shtiren të lënduar duke bërë atë në barela për të luajtur menjëherë në ndeshjen e radhës. Benzema ka qenë duke ankuar por une besoj se ai do të luaj' deklaroi Mourinho./indeksonline/

OOOPS Atifetja Remix në Kuvend (Video)

Nuk ndalet së gabuari presidentja Atifete Jahjaga dhe këtë herë i kemi bërë një remix, teksa Ismet Beqiri i LDK-së ka probleme me fqinjë të zhurmshëm

Modelja behet hor para krejtve (Video)

Rrezohet sekretarja Hillary Klinton

Sekretarja Amerikane e Shtetit Hillary Klinton ka pasur Alivanosje per shkak te Dehidrimit transmeton Televizioni TV21, thuhet se ne fillim gjendja e saj ishte e rende por tani ajo ka nisur te marre veten, e gjithe kjo ngjarje ka ndodhur ne shtepine e bardhe.


Sekretarja e Shtetit Hillary Rodham Klinton, e cila anuloi një udhëtim jashtë shtetit javën e kaluar për shkak të një virusi në stomak, pësoi një tronditje tha të shtunën Departamenti i Shtetit.

65-vjeçarja Klinton, e cila pritet të largohet shpejt nga puna e saj pasi ka shërbyer si diplomate e lartë amerikane, gjatë mandatit të parë të presidentit Barack Obama, po shërohet në shtëpi dhe eshte duke u monitoruar nga mjekët, sipas një deklarate nga Philippe Reines ndihmës.

Çfarë po bëbë Rezarta Shkurta me të dashurin e saj

Këngëtarja Rezarta Shkurta e ka pasion fotografinë dhe shpesh e shohim vetë atë si personazh në paraqitjet e saja sensuale dhe erotike. Nuk e shohim në foto shpesh me bashkëshortin e saj, Ermal Hoxha, por kjo foto zbulon se prapa skenës, Rezarta është një vajzë qe kërkon shumë në dashuri. Bësojmë se edhe Ermali nuk e ka lehtë të plotësoj gjitha dëshirat e një femre qe jep puthje akrobatike si kjo.

Viti 2012 për 60 sekonda (Video)

Lufta në Siri, sulmi në Bengazi, hedhja e Falix Baumgartner, vdekja e këngëtares Whitney Houston, zgjedhjet në SHBA dhe ngjarje të tjera janë përfshirë në këtë video, e cila zgjatë vetëm 60 sekonda. Producent i kësaj videoje është Jillian Kitchener. Ju sjellim një video ku janë përfshirë top ngjarjet e vitit 2012

50 momente filmash që ju bëjnë të lotoni, brenda 8 minutave

Sa herë një film ju ka bërë të qani? Kushedi, aq shumë sa nuk e mbani mend. Një video e postuar në Youtube përmbledh në 8 minuta 50 skena mallëngjyese të filmave më të famshëm të kësaj "kategorie"./Indeksonline/

A është kjo femra më e bukur në botë?

As edhe femra më seksi në botë Mila Kunis nuk mund të duket gjatë gjithë kohës e bukur. Me sy të turbulluar Mila Kunis duket se është shumë larg bukurisë mahnitëse, me të cilën fitoi titullin e më të bukurës në botë këtë vit. Ajo është fotografuar pa make up me aktorin Ashton Kutcher. Shihet se çifti nuk kanë pritur të zihen nga paparacitë derisa shëtisnin qenin e tyre në Los Angelos./InfoGlobi/

“Nuk kam ndërmend të bëhem femër”

Ishte raportuar se ylli i boksit, Mike Tyson, ka menduar ta ndërroj gjininë madje, edhe se i është nënshtruar operacionit për tu bërë femër, por, këto deklarata ai i ka mohuar kategorikisht duke thënë se, nuk e ka bërë një gjë të tillë. “Nuk kam ndërmend të bëhem femër. Jam akoma mashkull dhe nuk kam asnjë dyshim në maskilitetin tim. Këto pretendime janë jo vetëm të pavërteta, por edhe idiotësi. Të shtunën isha në një ndeshje boksi dhe dukej qartë që isha sërish mashkull,”” ka thënë boksieri. Lajmi është përhapur nëpër sitet afrikane dhe boksieri është detyruar që të lëshojë një deklaratë për të përgënjeshtruar këto zëra. Mediat kishin shkruar se Mike e ka ndryshuar emrin në Michelle pas një operacioni që ka zgjatur 16 orë. Por këto lajmë janë shpërndarë pasi mediat kanë rënë pre e një satire./Indeksonline/

Humb plot 15 kilogram,dhe fiton 2.7 milion dollarë

Ka mbërritur në fund të dietës së tij Ronaldo, drejtpërdrejt në televizion. Para tre muajsh fenomeni brazilian kishte njoftuar se do të ndiqte përpara kamerave, një regjim me bazë gjellësh të shëndetshme, ushtrime fizike dhe kontrolle mjekësore. Ish lojtari e ka kthyer dhomën e tij në një vend të hapur për kamerat, për ti treguar publikut se sa është dobësuar. Përgjigja do vijë të dielën kur Ronaldo do të ngjitet mbi peshore pas tre muajsh. Në fund të shtatorit ish sulmuesi peshonte 118,9 kilogramë dhe objektivi ishte të zbriste deri në 104. Sipas disa mediave braziliane, Ronaldo përveçse ka humbur peshë, ka fituar edhe 6 milion realë, rreth 2.7 milion dollarë, por tv ‘globo’ e mohon këtë lajm./indeskonline


Shikoni 12 vjecarin qe e parandalon nje vjedhje (Video)

Obama qan kur flet për masakrën në shkollën fillore(Video)

Presidenti amerikan Barack Obama iu drejtua kombit amerikan përmes lotëve, ndërsa foli për masakrën ku vdiqën së paku 27 persona. Ngjarja e rëndë ndodhi në një shkollë fillore në Konektikat. “Zemrat tona janë të thyera sot,” tha Obama. “Unë e di që nuk ka asnjë prind në Amerikë që nuk ndjen të njëjtën dhimbje të madhe njësoj si unë”. Presidenti iu drejtua kombit, që ka mbetur i shokuar nga vrasjet e Ryan Lanza, 24 vjeç, djalë i një mësueseje. Rrallë ndonjë kryetar shteti ka shprehur emocione të tilla. Ai ndërpreu fjalimin, ndërkohë që i dilnin lotët. “Këtë mbrëmje unë dhe Michelle do i … përqafojmë fëmijët tanë më fort dhe do u themi se i duam,” tha ai./Indeksonline.net/

Xherdan Shaqiri shënon sërish (video)

Xherdan Shaqiri ka shënuar gol për Bayernin, për ta barazuar rezultatin në 1:1, kundër skuadrës së Granit Xhakës, Borussia Moenchengladbach. Xherdani, ka filluar takimin si rezervist, ndërsa është inkuadruar në lojë në minutën e 38-të duke zëvendësuar të lënduarin, Javi Martinez. Ky është goli i parë për Shaqirin në Bundesligë, ndërsa ka shënuar edhe në Ligën e kampionëve.

Një shqiptar rrëfen masakrën në shkollën në SHBA

Një person ka hyrë në një shkollë në Konektikat të Shteteve të Bashkuara, duke qëlluar mbi këdo që i dilte përpara. Ngjarja ka rrëqethur botën mbarë. Një shqiptar, i quajtur Mërgim Bajraliu ka rrëfyer detaje të ngjarjes për mediat amerikane, transmeton tema. Bajraliu, 17 vjeç, thotë se ka dëgjuar të shtënat nga shtëpia e tij dhe ka nxituar që të shkojë në shkollë për të kontrolluar motrën e tij 9 vjeçare. Ai thotë se e motra e tij ishte në rregull, por kishte dëgjuar një ulërime nga altoparlantët. Ai tha se mësuesit po dridheshin dhe dilnin nga ndërtesa duke qarë. “Të gjithë ishin të traumatizuar,” tha ai./Indeksonline.net/

Ky Gazetar se thot dot emrin e vet pa lujt koken (Video)

Arrini te mos qeshni duke shikuar kete video? (Video)

Nuk behen shakat e tilla keni kujdes (Video)


Elefanti qe ben masazh (Video Humor)

Ja si NUK duhet të parkoni (Video)

Në videon e mëposhtme mund të shihni njërën nga përpjekjet më të këqija për parkimin e një automjeti të shtrenjtë. Xhirimi i publikuar në internet shfaq një vozitëse të keqe, e cila përpiqet të parkojë BMW-në e saj në mes të dy automjeteve tjera...

Kjo është pika e vitit në volejboll: Me një goditje rrëzoi 3 kundërshtarë (video)

Në video incizimin që e keni para jush nuk kemi mundur të gjejmë shumë informacione. Sajtet franceze theksojnë së bëhet fjalë për ballafaqimin e dy skuadrave të volejbollit gjerman, mirëpo ajo çfarë është me e rëndësishmja ka të bëjë me pjesëmarrësit e kësaj ngjarjeje jo fort të zakonshme. Më saktësisht, rrugëtim i pazakonshëm i topit. Në setin e katërt një ‘smash’ goditje ishte aq e fortë, saqë fillimisht goditi volejbollistin mbrojtës në kokë, e më pas topi kaloi të koka e tjetrit, kurse në fund iu ‘hodh’ mbrojtësit të tretë. Kënaquni më këtë video, sepse diçka e tillë nuk shihet çdo ditë.

Shahen me nene Live ne Zone e Lire (Arian Cani) dhe (Geraldo Biba) (Video)

Video ma e 3nt qe ka egzistu naj her ne Shiptari

Deputetët rrahen, Kliçko shikon (Video)

Rrahjet në Parlamentin e Ukrainës s’janë të rralla, por përleshja e djeshme fizike në mes deputetëve në këtë parlament rezultoi me disa deputetë të dërguar në spital. Është interesant fakti që kampioni botëror në boks, Vitali Kliçko, njëherit lideri i partisë "Godit", i cili gjatë zënkës ka qenë prezent në parlament, aspak nuk është kyçyr në rrahjet në mes deputetëve. Tërë këtë rrëmujë Kliçko e ka shikuar i vetmuar nga një kënd i parlamentit. Ai mbështeti dorën në njërën nga tavolinat në parlament dhe shumë gjakftohtë përcillte atë që po ndodh me kolegët e tij. Seanca e djeshme parlamentare në Ukrainë ishte një test për kohezionin e partive politike të cilat e përkrahin presidentin, Viktor Janukoviç, në tentimin e tij për ta emëruar kryeministër Mikolla Azarav./Indeksonline/

Ronaldo fton lojtarët të ‘thithin bari’! (video)

Ish futbollit më i mirë në botë, braziliani Ronaldo ka ftuar bashkëlojtarët ‘në joint’ pas ndeshjes. Gjatë ndeshjes ekzibizionale, ku ishin mbledhur një numër i madh i ish dhe futbollistëve aktual të brazilianit, në të cilën portieri brazilian, Markos, u përshëndet nga karriera futbollistike, kamerat e televizioneve lokale kanë kapur një detaj shumë interesant në të cilin protagonist është Ronaldo. Kamerat kanë kapur Ronaldon duke iu drejtuar Edmundus me fjalë “apartar umzinjo”, që në përkthim i bije “hajde të thithim bari”. Kjo sjellje e Ronaldos ka bërë bujë të madhe në mediat braziliane. Ende nuk është deklaruar futbollisti.


Google njoftoi kërkimet më të larta për vitin 2012 (VIDEO)

Google njoftoi se cilët janë materijalet më të kërkuar për vitin 2012. Shikoni videon në vijim:

Digjet një veturë afër “Bill Klintonit” (Video)

Një veturë është djegur në lagjen “Dardania” në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur para pak çastesh në rrugën “Bill Klinton”. Ende nuk dihen shkaqet se si ka ardhur deri të djegia e kësaj veture. Zyrtarë të Policisë së Kosovës, që kanë dalë në vendin e ngjarjes, kanë bërë të ditur se nuk ka të lënduar raporton portali Indeksonline.net

Shqiptari trondit kishën në Itali: Po vjen djalli

“Djalli do ju marrë, fundi është afër”. Duke bërtitur këto fjalë një shqiptar i moshës 33 vjeçare shkaktoi tension dhe panik në kishën San Raffaele në Milano. Shqiptari siç raporton noa, shqiptari hyri befas në meshë duke lajmëruar mbërritjen e djallit. Menjëherë pas këtij paralajmërimi të pazakontë, të pranishmit në kishë lajmëruan policinë, e cila bëri prangosjen e të riut, i cili nisi të shante dhe policët dhe të qëllonte me shqelma mbi ta.

E burgosura ruse shpallet një nga femrat më të dëshiruara

Portali i Internetit për burra AskMen.com ka publikuar rejtingun tradicional të grave më të dëshiruara të vitit, i cili është përpiluar në bazë të anketimit të vizitorëve të faqes së Internetit në fjalë. Në anketim morën pjesë më shumë se 2.4 milionë përdorues të faqes së Internetit nga e gjithë bota. Ndër femrat e përfshira në top-listë është edhe anëtarja e grupit rus punk "Pussy Riot" Nadiezhda Tollokonikova, e cila aktualisht është duke vuajtur në kamp dënimin me dy vite burg. Ajo u pozicionua në vendin e 85-të të vlerësimit, duke u bërë e vetmja grua ruse në listën e femrave më të dëshiruara të vitit.

Edhe Adelina e prek ‘zogun’ (video)

Prekja e ‘zogut’ tashmë pothuajse është bërë shprehi e shumë këngëtarëve për të joshur fansat. E para që praktikojë këtë gjë është këngëtarja Altuna Sejdiu-Tuna. Këtë përpjekje për kopjim të Tunës, tashmë e ka bërë këngëtarja Adelina Tahiri gjatë xhirimeve për vitin e ri në një nga produksionet kosovare. Prekjen e "zogut" Tuna e cilëson si veçori të saj dhe për këtë ka akuzuar edhe këngëtaret me famë botërore për kopjim, si reperën Niki Minaj dhe Rihanen. “KosovaHits” ka postar videon ku mund ta shikoni se sa po e kopjojnë Tunën. (ORAinfo)

Kush eshte shkaku qe Meda ishte bere tullac (VIDEO)

Ku i ka syt kamermani (Video)

Blackberry i ri ngjason me një iPhone (Foto)

Këto foto tregojnë se prodhuesit e telefonit Blackberry, kompania ‘Research In Motion’, kanë zgjedhur këtë model për të ndalur rënien e tyre të shpejtë në tregun e telefonave.Në disa faqe në internet kanë nisur të qarkullojnë foto që tregojnë se si do jetë Blackberry i ri. Kompania duket se ka hequr dorë nga tastiera e plotë që ishte edhe imazhi i tyre për të sjellë një ekran me prekje. Pamja e këtij telefoni ngjason shumë me një iPhone. Telefoni pritet të lançohet në fund të janarit dhe do jetë shansi i fundit për të qëndruar në treg, ose për të dalë jashtë tij.




Pasojat e ftesës për ditëlindje në Facebook (Foto)

Nuk është mirë që të ftoni përmes Facebook njerëzit për ditëlindje.Një adoleshente në Britani e shkatërroi shtëpinë e saj pasi rreth 800 adoleshentë vërshuan aty kur ajo bëri një ftesë për të gjithë në Facebook. Sarah Hine, 14 vjeç, i bëri reklamë ditëlindjes së saj. Por pavarësisht se mamaja e saj, Esther, 56 vjeç, ishte në shtëpi, ajo nuk e ndali dot tërmetin që shkaktoi plot 30 mijë sterlina dëme. Mamaja e adoleshentes është dëshpëruar më shumë për faktin se shtëpia e saj është e pasiguruar. Për më tepër, stafi i shkollës e kishte paralajmëruar atë se mund të ndodhte diçka e tillë pasi vajza kishte bërë një ftesë në rrjetin social. Skenat e shkatërrimit mund të shihen në fotot poshtë. Mes tyre shihet edhe një piano e shkatërruar në kopshtin përpara shtëpisë me tre dhoma gjumi në Billericay.




PREMIERE: Episodi me i ri nga seriali "Kafeneja Jone" - Episodi 299 (Video)