Rrufeja goditi Vatikanin kur Papa dha dorëheqje

Pak orë pas deklaratës shokuese të Papës, që zhyti në pështjellim kishën katolike, bazilika e Shën Pjetrit u godit nga një rrufe. Fotografia e veçantë, që tregon pikërisht këtë moment, ka përfunduar në faqet online të gazetave më të mëdha italiane e atyre britanike. “Mos është vallë një shenjë nga lart?”, komentonte “Daily Mail” foton e përcjellë në faqen e parë të saj nga e përditshmja italiane “La Republicca”. Edhe pse zyrtarët deklaruan publikisht, se nuk ka pasur asnjë lloj presioni mbi Atin e Shenjtë për ndërmarrjen e një hapi të tillë, interneti është mbushur me spekulime, sipas të cilave pas këtij vendimi mund të qëndrojë diçka aq e rëndë, sa Papa Benedikti nuk ka pasur zgjedhje tjetër përveçse të largohet./Indeksonline/