Ky njeri jeton pa gjysmën e kokës!

Lee Charie, 32 vjeç kishte rënë nga ballkoni i një hoteli dhe për pasojë kishte humbur një pjesë të kafkës së tij. Lee ishte në gjendje kritike. Mjekët nuk e besonin se ky njeri mund të jetonte pas gjithë atyre komplikimeve që kishte .Ata hoqën një të katërtën e kafkës së tij në mënyrë që t’i lehtësojnë presionin mbi trurin e tij, raporton The Sun. “Kam qenë dy ditë i vdekur dhe kam ardhur përsëri në jetë”-shpehet Lee. "Kur ata arritën të më shpëtojnë me gjysëm koke , normalisht që janë në gjendje që me operacion plastik të më kompensojnë edhe pjesën tjetër të kokës”, shton ai. Lee po vazhdon jetën normale dhe nuk ka probleme me kokën e tij “gjysmake”./Indeksonline/

Ky është gol se jo mahi! (Video)

Në ndeshjen e xhiros së shkuar në kuadër të Kampionatit qipriot të futbollit u realizua një gol fantastik i cili ndoshta mund të jetë edhe goli i sezonit. Aki dhe Doxa luajtën baras 2:2 kurse veprimin më të bukur të takimit e bëri futbollisti mysafir Ricardo Fernandes i cili realizoi golin e parë për skuadrën e tij. Mesfushori portugez në mënyrë brilante u gjend para portës kundërshtare, por edhe pse topi i erdhi prapa shpinës, ai realizoi goditjen e ‘skorpionit’ nga rreth 13 metra duke mos i dhënë asnjë rast portierit kundërshtar.

A është e mundur kjo, Messi nenshkruan me Galatasaraj ?

Pasi angazhuan Wesley Sneijder dhe Didier Drogba, rrjetet sociale janë të mbushura me parashikime se kush është tjetër në listën e gjigandit turk … Pra, disa orë më parë eshte bere nje fotografi se si Lionel Messie mban fanelen e klubit turk, te gjithe u befasuan me ate fotografi pasi Lionel Messi ka nje kontrat besnike me skuadren katalunjase. Megjithatë, askush nuk e di se ku eshte bere kjo foto apo eshte montazh …Por me sa duket, fudbollisti Argjentinas kete foto e ka bere kur ka reklamuar kompanin ajrore turke ”Turkish Airlines” …

Njerëzit janë të mrekullueshëm. Mjafton të shohësh këtë Video

Edhe Ibra i han foret (Video)

Atë fore që Zlatan Ibrahimovic i'a ka bërë shumë kujt në futbollin evropian, del dikush që i'a bëri atij. Ylli i skuadrës Lille, mbrojtësi Chedjou i'a "hapi" këmbët Ibrës për një moment kur për mrekulli e kaloj atë më një trik të veçantë. Driblimi i Chedjou është vlerësuar si nga mtë bukurit e javës në Ligue 1.

Me një vozitese të tillë, vështirë t’i kesh sytë te gara (Foto)

Modelja 25-vjeçare ukrainase Inessa Tushkanova ka vendosur që të bëhet pjesë e garave relly, duke parë pasionin e saj për pilotimin. Ajo këtë fundjave merr pjesë në Arctic Lapland Rally që zhvillohet në Finlandë, ku do të drejtojë një Mitsubishi. Por, duke parë fotot e saj të nxehta, rivalët e 25-vjeçares vështirë se do të përqendrohen tek gara kur të jenë përballë saj.

Polici hero shpëton gruan që ra në binaret e trenit (Video)

Ky është momenti kur një polic shpëton një grua, të cilës i ra të fikët dhe u rrëzua në shinat e trenit. Policia spanjolle ka publikuar videon ku shihet se si oficeri vrapon në shina dhe e largon gruan, pavarësisht se treni ishte pak sekonda larg. Gruaja 52- vjeçare u rrëzua në shina ndërsa priste trenin në metronë e Madridit. Polici 39- vjeçar, që nuk ishte në detyrë në ato momente, hidhet në veprim dhe arrin të shpëtojë jetën e gruas.

Rexhep Tajjip Erdoğan do e djegi gjithë Ballkanin në qoft se mi prekni Shqiptarët (Video)

Rexhep Tajjip Erdoğan ka kërcnuar me shpërbërje të Maqedonisë dhe gjithë Ballkanit nëse të drejtat e Shqiptarëve nuk merren parasysh. Kryeministri turk Erdoğan në një intervistë për kanalin shteteror turk deklaron se Turqia do të mbështesë vellezërit shqiptarë nëse do jetë e nevojshme edhe me trupa ushtarake. Ai shtoi më tej se populli shqiptar ka të drejten e vetevendosjes për krijimin e një shteti të madh Shqiptar, dhe se UCK nuk është organizatë rebele terroriste por vullneti i shqiptarëve për të mbrojtur trojet e tyre. Erdogan ka kërcnuar me shpërbërje të maqedonise dhe gjithë ballkanit nëse të drejtat e shqiptarëve nuk merren parasysh. Ai shtoi se trupat kombëtare turke janë në gadishmëri dhe do ndihmojnë shqiptaret për çlirimin e trojeve shqiptare. Kjo deklaratë ka bërë që ministrat e jashtëm grek dhe serb të reagojnë ashpër

Shikoni si e rrok shkelum qenin (Video)

Goli më i fuqishëm në Premierligë, 112km/h (VIDEO)

Goli i sulmuesit belg të Aston Villës, Benteka i shënuar ndaj WBA është goli më i fuqishëm në këtë edicion të Premierligës. Goditja e tij është matur në shpejtësi dhe ka arritur shpejtësinë në 112 km në orë. Ky gol është vlerësuar si goli i javës në Premierligë para golit të Henderson dhe De Guzman.

"Rrëmbehet" Florian Beqiri

Florian Beqiri, djaloshi dhjetevjecar nga Shkupi,qe u be i famshem ne saje te kenges “Ngjyra e Kuqe” te cilen e kendon me Adrian Gaxhen. Ai ndodhet ne Shkup pas angszhimeve qe ka pasur me rastin e festave te Fundvitit. Sot rreth ores 16:30 disa burra me maska kane zbritur nga nje makine e tipit “Range Rover” dhe kane rrembyer Florianin. Ata kane bere thirrje se duan 100,000 euro per ta kthyer djalin! Fatmiresisht kjo ka qene vetem nje reklame e forcave te policise se Shkupit per te sensibilizuar popullsine.

Çfarë driblimi është ky (Video)

Një driblim fantastik u pa në ndeshjen e kampionatit skocez mes Dunde dhe Kilmanorck. Talenti Gar Mckay bëri diçka të veqantë. I rrethuar nga tre futbollistë, Mckay ia doli të shmnaget nga kundërshtarët me një trik të rrallë. Ky po quhet si driblimi i javës në mediat angleze.

Lapidarit i hiqet emblema e UÇPMB-së dhe "hudhet"

Pas largimit nga qendra e Preshevës, më nuk ka pasë informacione zyrtare se ku është dërguar dhe si do të trajtohet. Sipas informacioneve që vijnë nga forume të ndryshme në internet, dhe fotografinë e postuar nga "Kjo është Presheva Jonë", lapidari gjendet në bazën e xhandarmerisë në fshatin Cakanoc, rreth 6 kilometra larg nga qendra e Preshevës. Në foto të lapidarit, duket se emblema e UÇPMB-së është e larguar nga vendi ku ka qenë e vendosur, ndërsa në kamionin me të cilin është transportuar dhe vendin ku është shihen gjëra të ndryshme, si drunj dhe rrjet metalik me të cilin edhe është transportuar. Ministri Daçiq kishte deklaruar se lapidari është hequr me kujdes pa u dëmtuar fare./Indeksonline/

DJALOSHI QE PUTHI VARRIN E RUGOVES 4 HERE(Video Prekse)

Pse po pergatitet NATO per Bombardime?

Rezervistet malazezë po përpiqen të vërtetojnë se ishin të mobilizuar gjatë bombardimeve të NATO-s në Jugosllavi, por shpresat për të marrë pagat e papaguara nga Beogradi mund të jenë pa vend, shkruan gazeta Jeta në Kosovë. Ministria e Mbrojtjes e Malit të Zi ka pranuar rreth 1 110 kërkesa nga rezervistë për të konfirmuar se kanë marrë pjesë në aktivitete luftimi gjatë bombardimit të NATO-s në ish-Jugosllavi, që shpresojnë t’i lejojë të kërkojnë pagat e papaguara. “Interesi i rritur ishte rezultat i një informacioni për pagat e papaguara që Ministria e Mbrojtjes në Serbi duhet të paguajë pas vendimit të gjykatës në Strasburg”, shpjegoi ministria. Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg vendosi gushtin e shkuar se Serbia duhet të paguajë rreth 17 milionë euro për veteranët e konflikteve të viteve 1990-të që hodhën Beogradin në gjyq. Por, vendimi ishte vetëm për ish-luftëtarët nga jugu i Serbisë që dorëzuan një apel në gjykatën në Strasburg. Shoqata e veteranëve të luftës në Mal të Zi paralajmëroi gjithashtu ish-rezervistët se ndoshta nuk do të marrin asgjë.

Ish komandanti i UÇPMB-së: Faleminderit Serbi!

Sot është ditë historike për Luginë e Preshevës. Për këtë duhet ta falënderoj shtetin e Serbisë. Lugina e Preshevës nga sot do të jetë pjesë përbërëse e Kosovës, respektivisht e Shqipërisë. Me këto fjalë e ka komentuar heqjen e lapidarin të UÇPMB-së, Orhan Rexhepi, ish komandant i UÇPMB-së, i cili kishte arritur te vendi ku ishte lapidari disa minuta pasi që pjesëtarët e xhandarmerisë serbe u larguan. Ai ka thënë se do të vinte më herët sepse jeton 200 metra larg lapidarit, por nuk ishte lejuar. “Poshtë çdo kund kishte kësi, si të them, makineri”, ka thënë ai për të përditshmen serbe “Kurir”. “Kjo është xhandarmeria. Po, xhandarmeria. E kam ditur do të rrënojnë. Në fakt, mbrëmë kur u publikua lajmi i rrejshëm që kemi pranuar ta zhvendosim. Atëherë e kuptova se do të rrënohet”, ka thënë Rexhepi. Ai ka thënë se tashmë dihet hapat që do t’i ndërmarrin shqiptarët. “Ekzistojnë kuvendet e shqiptarëve në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë. Të gjithë delegatët e kanë dorën e djathtë të cilën mund të ngritin dhe të votojnë”, ka thënë ai. (ORAinfo)

10 kërkimet në Google që femrave u vjen turp t’i pranojnë!

Huffington Post realizoi një studim se cilat janë kërkimet më të famshme të turpshme të fermave në Google! Padyshim që ato përbëjnë kërkimet nga më të pabesueshmet për… meshkujt. Kështu këto 10-të kërkime të “fsheta”, janë: 1. – Çfarë ndodh nëse fëmija im ha një patate të thatë? 2. – Mund të vrasë dhimbja e hemorroideve? 3 – Si mund të organizojnë një mbrëmje të shkëlqyer për të dashurin imagjinar? 4. – Cili është objekti më i madh që fëmija im mund të fus në hudn? 5. – Këshillime për nëna që kanë morra. 6. – Si mund të rikthej gjoksin në lavdin e mëparshme? 7. – Mund të vdesësh nëse ha një duzinë me biskota? 8. – Si do të ngjante fëmija që do bëja me Channing Tatum? 9. – Çfarë ndodh nëse nuk mund të ajrosem? 10. – Çfarë mund të bëj unë që të mos frikësohem nga bogeyman?/Indeksonline/

Çfarë duan të bëjnë njerëzit para se të vdesin?

Shumica e njerëzve duan të bëhen milionerë para se të vdesin. Një hulumtim i realizuar në Britani të Madhe ka treguar se mes 50 gjërave që njerëzit duan të bëjnë është edhe udhëtimi nëpër botë, pastaj pilotimi, notimi me delfinët dhe shkrimi i një libri. Shumica e të anketuarve kanë thënë se duan t’i shohin shtatë çudirat e botës, të ecin nëpër murin kinez, të shohin dritën polare, të zbulojnë diçka revolucionare, të aktrojnë në ndonjë film hollivudian, të vozisin Formula 1, të marrin pjesë në një Kampionat Botëror e të ngjashme. Megjithatë, ekspertët kanë thënë se nga lista e gjatë e dëshirave, shumica e njerëzve mund të arrijnë t’i realizojnë vetëm pesë nga to, për shkak të mungesës së kohës dhe shpirtit aventuristik, si dhe frikës nga e panjohura. Në listë nuk kanë munguar edhe dëshirat e realizueshme, si mësimi i një gjuhe të huaj, vrapimi në një maratonë, krijimi i familjes, mësimi i një instrumenti muzikor etj. /Telegrafi/

Ndëshkohet me të kuq dhe e preu dorën (VIDEO)

Një rast interesant ka ndodhur mbrëmë në futbollin holandez. Në ndeshjen mes PSV dhe Zwolles, futbollisti Erik Pieters u ndëshkua me të kuq duke lënë skuadrën e tij me 10 lojtarë. Pieters, duke shkuar drejtë zhveshtorës, në tunel të stadiumit nga nervoza e madhe e qëlloi një xham duke e prerë mjaftë keq dorën e tij.

Neymar shënon golin e parë, çfarë goli se.. (VIDEO)

Ylli brazilian e ka nisur në mënyrën më të mirë edicionin me Santosin. Santos shënoj fitore në ndeshjen e parë për këtë vit në udhëtim te Sao Bernardo. Santos fitoj me rezultat 3 me 1 si mysafir me dy gola të shënuara nga Neymar. I pari ishte më i veqantë të cilin e shënoj me një teknikë të përsosur duke e gjetur një vrimë te këmbët e kundërshtarit, ndërsa të dytin nga penalltia

Xhandarmeria serbe e hoqi pllakën përkujtimore (VIDEO)

Rreth 200 anëtarë të xhandarmërisë serbe mëngjesin e sotëm rreth orës 07:15 kanë larguar Lapidarin e ish- ushtarëve të UÇPMB-së, raporton Tanjug. Raportohet se rrugët e qytetit kanë qenë të bllokuara nga një numër shumë i madh i forcave speciale të policisë serbe ndërkohë që xhandarmeria thuhet të ketë marrè me vete përmendoren pas largimit nga qendra e Preshevës.

Femër me bel dhe të pasme të tilla nuk keni parë kurrë

Shakira mundet me të drejtë të mburret se ka ijet më seksuale dhe më joshëse në botë, por Mikel Ruffinelli deklaron se ka ijet më të papara në botë. Në fakt siç mund të shikoni edhe fotot e mëposhtme, ajo është e jashtëzakonshme. Sigurisht tejet e tepruar në ije, por vërtet unike. Mikel është 40 vjeçe dhe ijet i kapin një diametër plot dy metra e 40 centimetra. Ajo peshon 190 kilogramë edhe pse në ditë nuk konsumon më shumë se 3 mijë kalori nga 2 mijë që është kuota ditore e këshillueshme për linja të rregullta fizike. Nënë e katër fëmijëve, Mikel sikurse raporton noa.al, nisi të merrte mbipeshë 18 vjet më parë kur ishte vetëm 22 vjeçe. Më herët ajo ishte në hapat e parë të afirmimit në botën e modës. U përpoq herë pas here me dieta nga më të ndryshmet që të dobësohej por nuk ia ka dalë deri tani. E me këto dy dështime në jetë, ikjen prej pasarelave të modës në peshë, Mikel ka vendosur të laureohet për Psikologji. Por lajmi i mirë për të ishte rikthimi në pasarela, anipse ndryshe: Ajo është përfshirë në botën e modës për femrat beze dhe pohon se po fiton shumë para.

Ja e Verteta e 11 shatorit kjo video u bllokua nga qeveria amerikane (video)


I kërkon Genta Ismailit fejesë para kamerës (VIDEO)

Kjo video mund t'i inkurajojë djemtë që ta provojën fatin për t'i kërkuar fejesë këngëtares Genta Ismaili, për disa arsye. Një se akoma është beqare, dy se shumë është e bukur dhe tre se edhe po mos tju jap përgjigje pozitive (për çka është më se e sigurtë), mund ta përqafosh nxehtë, sikur që bëri ky djali në video Për më shumë video në vijim:

Përplasen Mourinho dhe Ronaldo (Video)

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho dhe futbollisti më i mirë i klubit, Cristiano Ronaldo janë përplasur verablisht pas ndeshjes me Valencian në Kupën e Mbretit, raport “Marca”. Sipas kësaj të përditshme, Mourinho ishte nervozuar pas rasteve të shumta që Ronaldo huqi, sidomos në 15 minutat e fundit. “Ku humbe 15 minutat e fundit. Joao Perriera bëri mrekulli në krahun e djathtë. A e din sa të rëndësishme janë golat në këtë garë. Duhet të punosh deri në fund”, transmeton fjalët e Mourinhos kjo gazetë. Ronaldo së pari u trondit kur dëgjoi këto fjalë, sepse nuk i kishte ndodhur që trajneri ta kritikonte publikisht, më pas i është i kundërpërgjigjur Mourinhos:. “Po jam gjithçka nga vetja. Gabove qe me kritikove”, ka thënë Ronaldo. (ORAinfo)

Shikoni si kalon Genta Ismaili kur e ndalon policia

Si kalojnë këngëtaret e famshme në ndalesat e policës. Këtë më së miri e vërteton këngëtarja super e famshme shqiptare Genta Ismaili. Ajo u ndal nga një ekip i policës ku nuk kishte as leje as librezë qarkullimi. Por kur policia pa se bëhej fjalë për Gentën, menjëherë ndryshuan sjelljen. Por, gjithmonë duhet të lexojmë se çka po nënshkruajmë, edhe kur të japim autogram ta dimë se kupo nënshkruajmë.

Një djalë i bën portet Sali Berishës, ja cfare thote Berisha per te..

Një djalë i ka bërë karikaturë kryeministrit Sali Berisha dhe gjithë kohën e punës për ta realizuar atë e ka filmuar me kamera amatore dhe më pas ia ka dërguar Berishës i cili me ta parë, e postoi në Facebook. Gledis Disha e ka bërë karikaturën ndërsa dëgjonte në sfond atë që njihet si himni i PD, “Shqipëria po ndryshon” kënduar nga grupi Elita 5. Në postimin që ka bërë, Berisha ka shfrytëzuar rastin të përmendi fillimisht se këtë 17 janar janë bërë 360 mijë fansa në faqen e tij në Facebook. Ai ka vlerësuar se Facebook është rrjeti social me rritjen me te shpejte dhe me komunikimin me intensiv. “Për t'ju përshëndetur juve, me mirënjohjen me te thelle, për suksesin e rrjetit tone përzgjodha njërin prej jush, z. Gledi Disha qe ka hedhur ne YouTube videon ne te cilën ai, duke dëgjuar himnin tone "Shqipëria po ndryshon", realizon me nje talent te veçantë portretin tim. Faleminderit Gledis. Faleminderit te gjithëve ju, miq te dashur”, - përmbyllet mesazhi i Berishës.

Shikoni si reagoi Ronaldo kur Messit i dhurohet Topi i Artë


Ju ka humbur iPhone? Ja si duhet të veproni...

Pasi që jetojmë në kohën e aparateve moderne por edhe të shtrenjta, siç është Iphone, ekziston rreziku i përhershëm se mund të bëhemi pre i hajnave. Të gjithë duan të kenë, Iphone, tabletë, lap-top… të kompanisë Apple, andaj nëse e humbisni një te tillë, vështirë se do t’ua kthejnë. Kështu i ka ndodhur edhe Nadav Nirenbergut, megjithatë, rrëfimi i tij ka fund të lumtur. Nadav e kishte humbur iPhone-n e tij natën e ndërrimit të moteve, të cilin e kishte gjetur një person tjetër dhe kishte vendosur ta mbante atë. Megjithatë, Nadav kishte filluar të merrte e-mailat se ai person kishte filluar të komunikonte me femra në ueb-faqen OkCupid. Atij i erdhi një ide, të krijonte një profil të rrejshëm si femër – dhe kështu gjërat filluan të bëheshin interesante. Nadav kishte vendosur fotografinë e një femre, të cilën e kishte ‘pagëzuar’ me emrin Jennifer Gonzales, dhe filloi të komunikonte me personin i cili e kishte Iphone-n e tij. Dikur ai caktoi një takim në banesën e tij. Dhe, kur personi i panjohur erdhi në derën e tij, ai e priti me një çekiç në duar duke kërkuar që t’ia kthente Iphonen.Pas një fjalosjeje të shkurtër, Nadav e mori prapa Iphone-n, ndërsa në këmbim tëtij i dha 20 dollarë./Indeksonline/


Casillas i'a la Ronaldos shiritin e kapitenit! (Video)

Iker Casillas nuk deshi ta lë Cristiano Ronaldon kapiten vetëm në 10 minutat e parë të ndeshjes ndaj Sociedadit. Pas përjashtimit të Adan dhe futjes së Casillas në lojë, Ronaldo i ofroj Casillasit shiritin e kapitenit të cilin e mbanë që disa vite. Por Casillas nuk i'a mori atë duke i thënë që të vazhdoj ashtu. Megjithatë ishin tifozët në stadium ata që vazhdimisht kanë brohoritur Iker, Iker, si dhe në disa raste "Iker ti je kapiteni ynë".

Rrezimi i avionit serb nga UCK (Video)

Fotografi e rrallë: Hashim Thaçi me kallashnikov në dorë

Në një fotografi të siguruar nga ORAinfo, kryeministri Hashim Thaçi shihet i uniformuar dhe me kallashnikov në dorë në fshatin Vuçak të Drenasit. Në këtë fotografia që besohet së është shkrepur dikur në verën e vonshme të vitit 1998, bashkë me kryeministrin Thaçi është edhe Ferat Shala, ish drejtor i kombinatit metalurgjik “Trepça”. (ORAinfo)

Video e rralle! Viti 1999--KFORi Gjermani per pak sa s'filloi lufte me ushtaret serb

Ja si përfundon aksioni play-station (Video)

Një aksion që i ngjan më shumë një loje play-stationi: finte, trekëndësh perfekt, pasime dhe në fund asist, është shpërdoruar në mënyrë të çuditshme nga sulmuesi, i cili edhe pse me portën bosh nuk arriti të gjejë dot golin. Thiago, sulmuesi i të rinjve të San Paolos ka hedhur poshtë një aksion, i cili nëse do të përfundonte me gol do të ishte spektakolar. (ORAinfo)

Shikojeni se si Casillas refuzon shiritin e kapitenit nga Ronaldo (Video)

Ndeshja ndërmjet Real Madridit dhe Real Sociedadit ishte e veçantë për shumë aspekte. Taktika kryeneçe e Jose Mourinhos ra në ujë. I përzgjedhuri i tij në portë, Antonio Adan për pak sa nuk ishte tragjiku i ndeshjes, pasi që në minutën e pestë u ndëshkuar me karton të kuq pas ndërhyrjes në zonën e rreptësisë. Kjo bëri që Mourinho “deshi s’deshi” ta rikthente në portë kapitenin Iker Casillas, i cili u prit me ovacione dhe brohoritje nga tifozët e Real Madridit. Pasi hyri në portë, Cristano Ronaldo tentoi t’ia jap atij shirin e kapitenit, por Casillas e refuzoi atë. Ndeshja u përmbyll me fitore të vështirë të Realit 4:3. (ORAinfo)

Kujt i ka borxh Dafina Zeqiri 2000 euro?

Nga viti 1994, Saimir Kuçi punon si organizator mbrëmjesh dhe koncertesh në vendet skandinave, por incidenti me Dafina Zeqirin është i pari që i ka ndodhur. I ka paguar paradhënie për të mbajtur dy koncerte në Suedi dhe Danimarkë, por në mbrëmjen e dytë ajo ka shkelur marrëveshjen në mënyrë të dyfishtë; ka munguar në koncert, si dhe nuk i ka kthyer mbrapsht 2000 eurot e paradhënies. Kuçi rrëfen këtë incident me Dafinën, në një intervistë dhënë gazetës “Panorama”. “Mbrëmjen e 29 janarit 2011në Suedi e realizuam, ndërsa mbrëmjen e parashikuar më datë 30 janar 2011 në Kopenhagë e mbajtëm, por pa Dafinën. Ajo na mori paratë dhe nuk erdhi”, thotë Kuçi, duke shtuar se “kishim rënë dakord me Krenar Çoçajn, ish-menaxherin e saj dhe ish-të dashurin”. “Dafina na e prezantoi Krenarin në një bisedë telefonike si të fejuarin dhe menaxherin e saj, me të cilin ramë dakord për koncertet dhe bëmë marrëveshjet përkatëse”, shton Kuçi. Ai tregon saktësisht se cila ishte marrëveshja, duke treguar se pasi ishin marrë vesh që Dafina të këndonte për dy mbrëmje, një në Suedi dhe një në Danimarkë me nga 2.500 euro, ai dhe bashkëpunëtori i tij, ia kanë dhënë paratë menaxherit të saj, “në prezencë të njërës prej motrave të Dafinës”. “Paguam paradhënie 2000 euro, por më pas na doli nga fjala. Atë natë ndodhi një debat mes disa personave dhe menaxherit të Dafinës për disa mosmarrëveshje që kishin pasur më parë në Kosovë. Biseda që nuk kishin të bëjnë aspak me ne dhe organizimet tona. Më vonë, ata që debatuan, i përcolla jashtë dhe e kishim lënë të takoheshim ditën e nesërme, që të shkonim në Kopenhagë për mbrëmjen e dytë. Ishte ndarje shumë miqësore, por të nesërmen Dafina nuk u paraqit sipas marrëveshjes”, kujton Kuçi. Ai thotë se nuk mund ta padis në gjyq, pasi që marrëveshja mes tyre nuk ka qenë bërë me shkrim, por vetëm gojarisht. Ai i kërkon Dafinës edhe njëherë që t’ia kthejë paratë, ose ‘cash’ ose të këndojë në dy mbrëmje gjatë verës./dukagjini.com

Fëmija 5 vjeç udhëton për 5 mijë km i mbyllur në valixhe

Një fëmijë i vogël ka bërë një udhëtim të pazakontë duke qëndruar i mbyllur për 5 mijë kilometra brenda në valixhe. Assim është një fëmijë 5 vjeçar i nisur nga Afganistani i mbyllur brenda valixhes. Fëmija u zbulua në portin e Venezia në Itali gjatë një kontrolli rutinë, brenda valixhes me përmasa 60 me 30 cm. Kraharori i tij pulsonte nga vështirësitë e frymëmarrjes, ndërsa dridhej, qante dhe nuk fliste. Teksa shikonte me frikë policin që kontrollonte valixhet, fëmija i mbyllur brenda që nga udhëtimi prej Greqisë në Itali, u struk më tej, duke marrë frymë përmes një vrime që i ishte bërë valixhes. Valixhja në fjalë siç raporton noa, ishte e një personi në moshë madhore i cili deklaroi para policisë se ishte mik i prindërve të Assim, të cilët i kishin besuar fëmijën për ti garantuar një të ardhme më të mirë në një vend të largët. Fëmija u dërgua në një shtëpi pritje, ndërsa vijojnë intensivisht hetimet për të zbuluar se kush është personi i cili e kishte mbyllur në valixhe si dhe arsyet e udhëtimit.

Largohen nga Reali Mourinho e Ronaldo!

Situate aspak e këndshme në gjigantin spanjoll, Real Madrid. Mediat spanjolle të martën i kanë kushtuar një vend të veçantë “divorcit” të mundshëm në mes dyshes portugeze, Jose Mourinhos dhe Cristinao Ronaldos me Real Madridin. Sipas mediave spanjolle largimi i teknikut dhe sulmuesit portugez është shumë i mundshëm. Deklarata e fundit Jose Mourinhos, ku ai ishte shprehur se klubi madrilen nuk është i kënaqur me të, ka zbehur në masë të madh raportet në mes ish-trajnerit të Portos, Chelsea e Interit me klubin “mbretëror”. Raportohet se tashmë trajneri portugez ka urdhëruar agjentë e tij të nisin negociatat me klubin francez, PSG. Francezët e PSG-së janë të gatshëm t’i ofrojnë Mourinhos një ofertë të majme që kap shifrën 20 milionë euro. Mësohet se PSG dëshiron që përveç Mourinhos të blejë edhe yllin e “Los Blancos” Cristiano Ronaldon. Pasanikët e PSG-së janë të gatshëm t’i ofrojnë Real Madridit hiq me pak se 125 milionë euro, e që do të ishte transferimi me i shtrenjtë në historinë e futbollit. /Kosovapress/

A do e pinit më duhanin, mbas kësaj? (Shiko Videon)

Një tumor që rritet brenda cigares është imazhi që qeveria britanike po përdor për t’i bërë miliona qytetarë të lënë duhanin. Fushata më e re sensibilizuese e Ministrisë së Shëndetësisë në Britaninë e Madhe, e nisur sot, është një përpjekje për të reduktuar numrin e duhanpirësve, të cilët përbëjnë një të tretën e popullsisë dhe ende mendojnë se dëmi i cigares në shëndet është i ekzagjeruar.

Ja çka ndodhi në Itali, kur Boatengut i than "i zi" (Video)

Edhe Serie A është përplasur nga skandali i fyerjeve raciste. Në ndeshjen përgatitore mes Milanit dhe skuadrës nga liga e katërt, Pro Patria është fyer në baza raciste mesfushori ganian, Kevin Prince Boateng. Për një moment Boateng nuk mundi ti dëgjoj më fyerjet "i zi, i zi" duke goditur topin tek tifozët skandaloz. Pas këtij veprimi Boateng zhveshi fanelën e Milanit dhe braktisi fushën. Pas tij dolën edhe lojtarët e tjerë të Milanit. Gjatë lojës thuhet se janë fyer edhe Muntari, Emanuelson e Niang, ndërsa Pro Patria pritet të dënohet rëndë për ofendimet e tifozëve të saj.

19 vjeçarit i dalin qime në kokërdhokun e syrit

Një 19 vjeçar nga Irani ka një problem të pazakontë. Një tumor i rrallë bën që atij t’i rriten qime në kokërdhokun e syrit të djathtë. Kjo i shkakton probleme me shikimin dhe vështirësi sa herë mbyll sytë. Mjekët kanë arritur që t’ia heqin tumorin atij pasi nisi të ndikonte shumë në jetën e përditshme. Edhe pse është hequr tumori, ai sërish ka probleme me shikimin për shkak të astigatizmës./Indeksonline/

Ja si festoi Sali Berisha vitin e ri (Foto)

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka arritur shifrën prej afro 300 mijë fansash në faqen e tij zyrtare në Facebook. Ai ka vendosur që me ta të ndaje edhe çastet e festimit të ndërrimit të moteve, duke publikuar fotografi nga ambientet familjare.

A ka vallëzuar Hitleri ndonjëherë? Tani mund të betoheni për këtë (VIDEO)

Një moment i pabesueshëm i Hitlerit. A ju besohet se ky njeri ndonjëherë edhe ka vallëzuar?

I ofron fejesë në publik ajo e refuzon- Çfarë katastrofe (VIDEO)

Gjithmonë jemi mësuar të shohim raste kur djali vajzës i ofron fejesë në ambient publik, ajo të pranojë me shumë emocione. Por se mund të ndodh e kundërta kurrë se kisha besuar. Çe shtyri këtë të gjorin të bëj një hap të tillë, pa e siguruar mirë punën?

Triku i kameramanit, hit në internet (Video)

Në një ndeshje të ligës së Omanit një kameraman u bë "lojtari i ndeshjes" duke bërë një trik në fushë që nuk arritën ta bëjnë as lojtarët në fushë. Një kameramn e goditi në një mënyrë fantastike një top në jër duke mahnitur të gjithë, ni pse nuk ishte në veshje sportive. Videoja është bërë hit në internet duke u përcjellur në media të ndryshme.

Casillas: E pyeta Pepen çka ka dashur të thotë

Iker Casillas ka folur sot pas seancës stërvitore me Realin për situatën aktuale të tij në skuadër. Casillas tha se po punon maksimalisht që të fitoj besimin e trajnerit të tij dhe të portierëve për portën e Realit. "Unë jam mirë, po ndihem mirë dhe po punoj maksimalisht për të fituar pozitën ku dua që të luaj prapë. Unë nuk jam një makinë, por po bëj punën time" deklaroi Casillas. I pyetur për deklaratën e Pepes së portugezët janë të shkelur në La Liga, Casillas tha se e ka diskutuar këtë me bashkëlojtarin e tij. "E kam pyetur Pepen se çfarë ka dashur të thotë me këtë. Ai nuk ka thënë konkretisht për portugezët e Realit por ata në La Liga" përfundoj Casillas./Indeksonline/

Cka ndodh kur bjondina vozit mercedes (VIDEO)

Një moment pakujdesi mund shumë shtrenjtë ta paguani, sidomos kur jeni duke vozitur. Rasti në vijim ka të bëjë me një femër e cila nuk mund ta parkojë si duhet automobilin e saj të tipit "Mercedes". Ajo vendos që të zbresë nga automobili për të parë dhe prë ta pastruar vendin...mirëpo ka harruar se duhet të ngrihet freni i dorës kur automjeti është i ndezur. Shikoni videon më poshtë për të parë rastin në fjalë./albtime

I dhez shuplaka gruas në mes të dasmës

Te gjithë e dimë që në darsëm ka vetëm hare dhe gezim por në këtë video ndodh diçka tjetër. Dasma prishet për një moment kur burri duke vallëzuar në dasëm nis të godasë gruan e tij me shuplakë. Dasmërot tjerë futen për t'i ndarë. Videoja është e huazuar dhe thuhet se është shqpitar ky "burri me mustaqe", por ne nuk jemi të sigurtë se a është shqitpar a jo.

Çfarë goli i shpejtë, pas 8 sekondave (Video)

Një gol tejet i shpejtë në futboll është parë në ligën e Iranit. Futbollisti i skuadrës Persepolis, Ghlamreza Reazai ka realizuar pas vetëm 8 sekondash në ndeshjen ndaj Fajr Sapahan. Madje ishin futbollistët mysafir ata që nisën loja nga mesi por që mjaftoi një top i vjedhur dhe 5 pasime të shpejta për të arritur këtë gol rekord.

Si mund t'u dështojë mbrëmja e VITIT TË RI (VIDEO)

Shumica do ta festojnë vitin e ri. Ka prej tyre që e teprojnë me pirjen e pijeve akloholike, andaj kjo video le të shërbëjë si një këshillë që të kenë kujdes!