Ky është kinezi që e bëri "lëmsh" futbollin

Dan Tan është emri i aziatikut që ka filluar i pari trukimet në futbollin evropian dhe botëror. Dan Tan është i përfshirë në trukimin e 680 ndeshjeve në botë, ku 380 prej tyre janë në Evropë. Dan Tan thuhet se së pari në Evropë ka zbarkuar në Slloveni ku e ka filluar këtë biznes. Më pas ai ka udhëtuar ne Gjermani e Hungari. Dan Tan ka përdorur mënyra të ndryshme për trukim ku në të shumtën e rasteve ka paguar lojtarët, gjyqtarët si dhe zyrtarët e skuadrave për trukime. Për Dan Tan ka biseduar edhe UEFA dhe FIFA me 17 dhe 18 janar, ku temë ka qenë ekstradimi i tij , gjë të cilën se ka lejuar ky shtet pasi që nuk ka marrëveshje ekstradimi me Bashkimin Evropian./Indeksonline/