Lapidarit i hiqet emblema e UÇPMB-së dhe "hudhet"

Pas largimit nga qendra e Preshevës, më nuk ka pasë informacione zyrtare se ku është dërguar dhe si do të trajtohet. Sipas informacioneve që vijnë nga forume të ndryshme në internet, dhe fotografinë e postuar nga "Kjo është Presheva Jonë", lapidari gjendet në bazën e xhandarmerisë në fshatin Cakanoc, rreth 6 kilometra larg nga qendra e Preshevës. Në foto të lapidarit, duket se emblema e UÇPMB-së është e larguar nga vendi ku ka qenë e vendosur, ndërsa në kamionin me të cilin është transportuar dhe vendin ku është shihen gjëra të ndryshme, si drunj dhe rrjet metalik me të cilin edhe është transportuar. Ministri Daçiq kishte deklaruar se lapidari është hequr me kujdes pa u dëmtuar fare./Indeksonline/