Ky është gol se jo mahi! (Video)

Në ndeshjen e xhiros së shkuar në kuadër të Kampionatit qipriot të futbollit u realizua një gol fantastik i cili ndoshta mund të jetë edhe goli i sezonit. Aki dhe Doxa luajtën baras 2:2 kurse veprimin më të bukur të takimit e bëri futbollisti mysafir Ricardo Fernandes i cili realizoi golin e parë për skuadrën e tij. Mesfushori portugez në mënyrë brilante u gjend para portës kundërshtare, por edhe pse topi i erdhi prapa shpinës, ai realizoi goditjen e ‘skorpionit’ nga rreth 13 metra duke mos i dhënë asnjë rast portierit kundërshtar.