Çfarë duan të bëjnë njerëzit para se të vdesin?

Shumica e njerëzve duan të bëhen milionerë para se të vdesin. Një hulumtim i realizuar në Britani të Madhe ka treguar se mes 50 gjërave që njerëzit duan të bëjnë është edhe udhëtimi nëpër botë, pastaj pilotimi, notimi me delfinët dhe shkrimi i një libri. Shumica e të anketuarve kanë thënë se duan t’i shohin shtatë çudirat e botës, të ecin nëpër murin kinez, të shohin dritën polare, të zbulojnë diçka revolucionare, të aktrojnë në ndonjë film hollivudian, të vozisin Formula 1, të marrin pjesë në një Kampionat Botëror e të ngjashme. Megjithatë, ekspertët kanë thënë se nga lista e gjatë e dëshirave, shumica e njerëzve mund të arrijnë t’i realizojnë vetëm pesë nga to, për shkak të mungesës së kohës dhe shpirtit aventuristik, si dhe frikës nga e panjohura. Në listë nuk kanë munguar edhe dëshirat e realizueshme, si mësimi i një gjuhe të huaj, vrapimi në një maratonë, krijimi i familjes, mësimi i një instrumenti muzikor etj. /Telegrafi/