Përplasen Mourinho dhe Ronaldo (Video)

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho dhe futbollisti më i mirë i klubit, Cristiano Ronaldo janë përplasur verablisht pas ndeshjes me Valencian në Kupën e Mbretit, raport “Marca”. Sipas kësaj të përditshme, Mourinho ishte nervozuar pas rasteve të shumta që Ronaldo huqi, sidomos në 15 minutat e fundit. “Ku humbe 15 minutat e fundit. Joao Perriera bëri mrekulli në krahun e djathtë. A e din sa të rëndësishme janë golat në këtë garë. Duhet të punosh deri në fund”, transmeton fjalët e Mourinhos kjo gazetë. Ronaldo së pari u trondit kur dëgjoi këto fjalë, sepse nuk i kishte ndodhur që trajneri ta kritikonte publikisht, më pas i është i kundërpërgjigjur Mourinhos:. “Po jam gjithçka nga vetja. Gabove qe me kritikove”, ka thënë Ronaldo. (ORAinfo)