Ndëshkohet me të kuq dhe e preu dorën (VIDEO)

Një rast interesant ka ndodhur mbrëmë në futbollin holandez. Në ndeshjen mes PSV dhe Zwolles, futbollisti Erik Pieters u ndëshkua me të kuq duke lënë skuadrën e tij me 10 lojtarë. Pieters, duke shkuar drejtë zhveshtorës, në tunel të stadiumit nga nervoza e madhe e qëlloi një xham duke e prerë mjaftë keq dorën e tij.