Pse po pergatitet NATO per Bombardime?

Rezervistet malazezë po përpiqen të vërtetojnë se ishin të mobilizuar gjatë bombardimeve të NATO-s në Jugosllavi, por shpresat për të marrë pagat e papaguara nga Beogradi mund të jenë pa vend, shkruan gazeta Jeta në Kosovë. Ministria e Mbrojtjes e Malit të Zi ka pranuar rreth 1 110 kërkesa nga rezervistë për të konfirmuar se kanë marrë pjesë në aktivitete luftimi gjatë bombardimit të NATO-s në ish-Jugosllavi, që shpresojnë t’i lejojë të kërkojnë pagat e papaguara. “Interesi i rritur ishte rezultat i një informacioni për pagat e papaguara që Ministria e Mbrojtjes në Serbi duhet të paguajë pas vendimit të gjykatës në Strasburg”, shpjegoi ministria. Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg vendosi gushtin e shkuar se Serbia duhet të paguajë rreth 17 milionë euro për veteranët e konflikteve të viteve 1990-të që hodhën Beogradin në gjyq. Por, vendimi ishte vetëm për ish-luftëtarët nga jugu i Serbisë që dorëzuan një apel në gjykatën në Strasburg. Shoqata e veteranëve të luftës në Mal të Zi paralajmëroi gjithashtu ish-rezervistët se ndoshta nuk do të marrin asgjë.