Xhandarmeria serbe e hoqi pllakën përkujtimore (VIDEO)

Rreth 200 anëtarë të xhandarmërisë serbe mëngjesin e sotëm rreth orës 07:15 kanë larguar Lapidarin e ish- ushtarëve të UÇPMB-së, raporton Tanjug. Raportohet se rrugët e qytetit kanë qenë të bllokuara nga një numër shumë i madh i forcave speciale të policisë serbe ndërkohë që xhandarmeria thuhet të ketë marrè me vete përmendoren pas largimit nga qendra e Preshevës.