Një djalë i bën portet Sali Berishës, ja cfare thote Berisha per te..

Një djalë i ka bërë karikaturë kryeministrit Sali Berisha dhe gjithë kohën e punës për ta realizuar atë e ka filmuar me kamera amatore dhe më pas ia ka dërguar Berishës i cili me ta parë, e postoi në Facebook. Gledis Disha e ka bërë karikaturën ndërsa dëgjonte në sfond atë që njihet si himni i PD, “Shqipëria po ndryshon” kënduar nga grupi Elita 5. Në postimin që ka bërë, Berisha ka shfrytëzuar rastin të përmendi fillimisht se këtë 17 janar janë bërë 360 mijë fansa në faqen e tij në Facebook. Ai ka vlerësuar se Facebook është rrjeti social me rritjen me te shpejte dhe me komunikimin me intensiv. “Për t'ju përshëndetur juve, me mirënjohjen me te thelle, për suksesin e rrjetit tone përzgjodha njërin prej jush, z. Gledi Disha qe ka hedhur ne YouTube videon ne te cilën ai, duke dëgjuar himnin tone "Shqipëria po ndryshon", realizon me nje talent te veçantë portretin tim. Faleminderit Gledis. Faleminderit te gjithëve ju, miq te dashur”, - përmbyllet mesazhi i Berishës.