Obama qan kur flet për masakrën në shkollën fillore(Video)

Presidenti amerikan Barack Obama iu drejtua kombit amerikan përmes lotëve, ndërsa foli për masakrën ku vdiqën së paku 27 persona. Ngjarja e rëndë ndodhi në një shkollë fillore në Konektikat. “Zemrat tona janë të thyera sot,” tha Obama. “Unë e di që nuk ka asnjë prind në Amerikë që nuk ndjen të njëjtën dhimbje të madhe njësoj si unë”. Presidenti iu drejtua kombit, që ka mbetur i shokuar nga vrasjet e Ryan Lanza, 24 vjeç, djalë i një mësueseje. Rrallë ndonjë kryetar shteti ka shprehur emocione të tilla. Ai ndërpreu fjalimin, ndërkohë që i dilnin lotët. “Këtë mbrëmje unë dhe Michelle do i … përqafojmë fëmijët tanë më fort dhe do u themi se i duam,” tha ai./Indeksonline.net/