Xherdan Shaqiri shënon sërish (video)

Xherdan Shaqiri ka shënuar gol për Bayernin, për ta barazuar rezultatin në 1:1, kundër skuadrës së Granit Xhakës, Borussia Moenchengladbach. Xherdani, ka filluar takimin si rezervist, ndërsa është inkuadruar në lojë në minutën e 38-të duke zëvendësuar të lënduarin, Javi Martinez. Ky është goli i parë për Shaqirin në Bundesligë, ndërsa ka shënuar edhe në Ligën e kampionëve.