Deputetët rrahen, Kliçko shikon (Video)

Rrahjet në Parlamentin e Ukrainës s’janë të rralla, por përleshja e djeshme fizike në mes deputetëve në këtë parlament rezultoi me disa deputetë të dërguar në spital. Është interesant fakti që kampioni botëror në boks, Vitali Kliçko, njëherit lideri i partisë "Godit", i cili gjatë zënkës ka qenë prezent në parlament, aspak nuk është kyçyr në rrahjet në mes deputetëve. Tërë këtë rrëmujë Kliçko e ka shikuar i vetmuar nga një kënd i parlamentit. Ai mbështeti dorën në njërën nga tavolinat në parlament dhe shumë gjakftohtë përcillte atë që po ndodh me kolegët e tij. Seanca e djeshme parlamentare në Ukrainë ishte një test për kohezionin e partive politike të cilat e përkrahin presidentin, Viktor Janukoviç, në tentimin e tij për ta emëruar kryeministër Mikolla Azarav./Indeksonline/