Një shqiptar rrëfen masakrën në shkollën në SHBA

Një person ka hyrë në një shkollë në Konektikat të Shteteve të Bashkuara, duke qëlluar mbi këdo që i dilte përpara. Ngjarja ka rrëqethur botën mbarë. Një shqiptar, i quajtur Mërgim Bajraliu ka rrëfyer detaje të ngjarjes për mediat amerikane, transmeton tema. Bajraliu, 17 vjeç, thotë se ka dëgjuar të shtënat nga shtëpia e tij dhe ka nxituar që të shkojë në shkollë për të kontrolluar motrën e tij 9 vjeçare. Ai thotë se e motra e tij ishte në rregull, por kishte dëgjuar një ulërime nga altoparlantët. Ai tha se mësuesit po dridheshin dhe dilnin nga ndërtesa duke qarë. “Të gjithë ishin të traumatizuar,” tha ai./Indeksonline.net/