Blackberry i ri ngjason me një iPhone (Foto)

Këto foto tregojnë se prodhuesit e telefonit Blackberry, kompania ‘Research In Motion’, kanë zgjedhur këtë model për të ndalur rënien e tyre të shpejtë në tregun e telefonave.Në disa faqe në internet kanë nisur të qarkullojnë foto që tregojnë se si do jetë Blackberry i ri. Kompania duket se ka hequr dorë nga tastiera e plotë që ishte edhe imazhi i tyre për të sjellë një ekran me prekje. Pamja e këtij telefoni ngjason shumë me një iPhone. Telefoni pritet të lançohet në fund të janarit dhe do jetë shansi i fundit për të qëndruar në treg, ose për të dalë jashtë tij.