The Sun: Albatrit Matoshi, ‘kloni’ i Rooneyt nga Prishtina (Foto)

Sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney fitoi "klonin e tij", Albatrit Matoshin, i cili është gazetar i sportit nga Prishtina dhe që çuditërisht i ngjan shumë reprezentuesit të ekipit kombëtar të Anglisë. Midis Matoshit dhe Rooneyt është një ngjashmëri e madhe, veçanërisht pasi që transplantoj flokët e tij sulmuesi i Unitedit. Matoshi nuk e gëzonte fillimisht krahasimi me lojtarin anglez, por më vonë u pajtua me këtë realitet dhe ai madje shpesh jep autografe.
"Gjëja më e keqe ishte kur e dashura ime tha se unë dukem si Rooney, sepse nuk është djali më i bukur në botë. Por, tani kjo është në rregull. Ai është heroi im", tha 24-vjeçari për të përditshmen angleze "The Sun". (ORAinfo)