BMW me e re, viti 2013

Kompania “BMW” njërit prej modeleve të saj më të mirë, Gran Coupe-s seria 6, ia dha një “zemër” të re e cila do “të rrah” më fuqishëm se e secilit konkurrent dhe ajo mund t’i sfidojë të gjithë. BMW M6 Gran Coupe tashmë zyrtarisht është prezantuar dhe ai në treg pritet të arrijë vitin e ardhëm. Siç potencuam edhe më lart atraksioni më i madh i këtij automobili fshihet nën “haubë”. Bëhet fjalë për motorin 4.4-litra bi-turbo V8 i huazuar nga X5 M dhe i cili është rregulluar me specifikat e modeleve M6 dhe M5. Kjo njësi i zhvillon 553 KF dhe 680 Nm të momentit rrotullues. Edhe përkundër peshës më të madhe, ky model arrin shpejtësinë prej 100 km/h për 4.2 sekonda, që është shpejtësi e njëjtë sikurse e M6 coupe, dhe është më i shpejtë se M5 limuzina. Shpejtësia maksimale e kësaj makine është ndalur në 250 km/h, por bllokada e tij mund të largohet dhe kështu “të lirohet bisha” që arrin deri në 305 km/h. E tëra që u nevojitet për këtë janë disa para dhe pakoja M Driver.