Ka filluar shkatërrimi i botës? (Video)

Në Florida të SHBA-ve është xhiruar një video në të cilën shihen disa qytetarë që mashtrohen rreth shkatërrimit të botës. Një mashkull ka arritur me lehtësi t’i bindë disa amerikanë se cunami e ka shkatërruar Neë Yorkun dhe është nisur drejt Floridës. Ai është shtirur se po bisedon në telefon me nënën e tij, e cila e njofton për katastrofën dhe ka krijuar panik te njerëzit, të cilëve u ka thënë të ikin drejt perëndimit “ku do të jenë më të sigurt”. Meqenëse qe një kohë të gjatë po flitet për datën 21.12.12, që sipas Majave do të shkatërrohet bota, njerëzit me lehtësi kanë rënë në grackë. /Telegrafi/