Skuqet Ribery, grushton kundërshtarin (video)

Futbollisti më i mirë i Bayernit, francezi, Franck Ribery është ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen e Kupës së Gjermanisë, ku bavarezët fituan 2:0 në udhëtim të Augsburgu për të siguruar një vend në çerekfinale. Ribery u ndëshkuar me të kuq në minutën e 47 të ndeshjes pas një përleshje me futbollistin jug-korean Ja Cheol Koo. Ishte pikërisht Koo që e nxiti i pari përleshjen, ndërsa Ribery ia ktheu atij me një grushtim të lehtë. (ORAinfo)