“Nuk kam ndërmend të bëhem femër”

Ishte raportuar se ylli i boksit, Mike Tyson, ka menduar ta ndërroj gjininë madje, edhe se i është nënshtruar operacionit për tu bërë femër, por, këto deklarata ai i ka mohuar kategorikisht duke thënë se, nuk e ka bërë një gjë të tillë. “Nuk kam ndërmend të bëhem femër. Jam akoma mashkull dhe nuk kam asnjë dyshim në maskilitetin tim. Këto pretendime janë jo vetëm të pavërteta, por edhe idiotësi. Të shtunën isha në një ndeshje boksi dhe dukej qartë që isha sërish mashkull,”” ka thënë boksieri. Lajmi është përhapur nëpër sitet afrikane dhe boksieri është detyruar që të lëshojë një deklaratë për të përgënjeshtruar këto zëra. Mediat kishin shkruar se Mike e ka ndryshuar emrin në Michelle pas një operacioni që ka zgjatur 16 orë. Por këto lajmë janë shpërndarë pasi mediat kanë rënë pre e një satire./Indeksonline/