Angela Martini zbulon gjoksin

Modelja shqiptare ka marre pjese jo pa u vënë re në një festim pikant 3-ditor në Gstaad të Zvicrës Disa nga vajzat më bukuroshe të së ashtuquajturës aristokraci evropiane janë mbledhur në Gstaad të Zvicrës për një festë elite me pesë yje, mbi dëborë. Bëhej fjalë për një takim 3-ditor mes koktejleve, garave të skive, darkave dhe argëtimeve ekstra-luksoze.raport ikub Mirëpo ka qenë e pamundur të mos vërehej "look"-u i tyre, teksa mbi të gjitha ka tërhequr vëmendjen papritmas modelja shqiptare me banim në SHBA, Angela Martini. Ajo kishte veshur një fustan të kuq "shik", por që i nxirrte tërësisht gjoksin në ajër, duke i lënë fare pak vend imagjinatës. Kështu mund të thuhet se Angela ka fituar "palmën e artë" të eksibicionizmit mes të gjitha femrave të tjera, për pozat e saj "hot" dhe tepër provokuese./Indeksonline/