Bombë: Casillas te Barcelona?

Kapiteni dhe portieri i Real Madrid, Iker Casillas është parë në Barcelonë një ditë pas festës së Krishtlindjeve. Sipas mediave spanjolle ai ka qenë në shoqërinë e të dashurës së tij Sara Carboneros ku dhe ka vizituar muzeun e klubit të Barcelonës. Mediat katalanase menjëherë kanë ngritur hipotezat e një transferimi të mundshëm të madrilenit në “Camp Nou” duke parë edhe raportet jo të mira të kohëve të fundit me trajnerin Jose Mourinho dhe pjesëtarë të tjerë të stafit të “Los Blancos”. “Me pëlqejnë katalanasit. Mundimi po më vjen prej argjentinasit tuaj të vogël i cili vazhdimisht po më shënon gola”, ka bërë shaka Casillas. Gazetari ka biseduar edhe me taksistin e Casillasit nga aeroporti. “E pyeta: Iker, a do transferohesh në Barcelonë? Ai m′u përgjigj: Tani për tani asgjë”, ka treguar taksisti për “El Mundo Deportivo”. /albeu.com/