Kjo është pika e vitit në volejboll: Me një goditje rrëzoi 3 kundërshtarë (video)

Në video incizimin që e keni para jush nuk kemi mundur të gjejmë shumë informacione. Sajtet franceze theksojnë së bëhet fjalë për ballafaqimin e dy skuadrave të volejbollit gjerman, mirëpo ajo çfarë është me e rëndësishmja ka të bëjë me pjesëmarrësit e kësaj ngjarjeje jo fort të zakonshme. Më saktësisht, rrugëtim i pazakonshëm i topit. Në setin e katërt një ‘smash’ goditje ishte aq e fortë, saqë fillimisht goditi volejbollistin mbrojtës në kokë, e më pas topi kaloi të koka e tjetrit, kurse në fund iu ‘hodh’ mbrojtësit të tretë. Kënaquni më këtë video, sepse diçka e tillë nuk shihet çdo ditë.